Xhelal Mziu ka kërkuar përjashtimin nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të kujtdo që kritikon partinë në FB apo TV.
Xhelal Mziu: Dëgjova në mbledhje se një anëtar duhet të jetë 4 vjet pjesë e strukturave, që të ketë të drejtë të kandidohet. Në funksion të kësaj logjike, unë propozoj që çdokush që shan dhe lufton partinë në televizione dhe “Facebook”, t’i hiqet e drejta për të kandiduar për 4 vite.
Lulzim Basha: Z.Mziu, çdo propozim që shkon në kundërshtim me frymën e bashkimit, për mua është provokativ, pavarësisht se e kuptova që ky propozim ishte një batutë e juaja.
a.ç