• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhelal Mziu: Do e pres 13 Tetorin në zyrë, kam punë me gjykatat

by A R
04/08/2019 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I bindur për të mos hequr dorë nga beteja e nisur me drejtësinë për atë që e cilëson farsë elektorale në 30 Qershor, Xhelal Mziu nuk ka ndërmend të lërë zyrën, nga ku drejtoi për tre mandate radhazi Bashkinë e Kamzës.

Ndonëse Gjykata e Tiranës legjitimoi socialistin Rakip Suli si kryebashkiakun e ri të Kamzës, Mziu vijon të firmosë vendime e projekte deri ditën kur thotë se në respekt të dekretit të Presidentit do të mbahen zgjedhje legjitime.

“Ne presim datën 13 Tetor dhe s’e shoh ligjore. Do drejtoj qytetin deri në zgjedhje të lira e të ndershme”.

Rrëzimin e kërkesës së tij nga Gjykata e Tiranës e konsideron politik dhe për këta arsye, thotë se drejtësinë do ta kërkojë në shkallët më të larta të gjyqësorit.

“Kjo dosje do shkojë në Gjykatën e Apelit, do e çoj edhe në Gjykatën Kushtetuese, do bej kallëzim ndaj kancelares e gjykatëses se shkelën ligjin, do ta kallezoj edhe në KLGJ se zgjodhën sistemin elektronik”.

Ndonëse një ndër kryebashkiakët më të ashpër, Mziu premton se nuk do t’i çojë qytetarët në përplasje.

“Nuk më intereson një mbajtje e karriges edhe pse është ligjore. Ju kam sugjeruar mbështetësve që mos e kthejmë në një betejë. Nuk do lejoj gjakderdhje, por s’do lë instrument ligjor pa përdorur ndaj këtij sistemi të kalbur që ka një emër, Ramën e Rilindjen”.

Lulzim Basha kishte vënë bast se kryebashkiakët demokratë s’do t’i lirojnë zyrat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, por një pjesë e të zgjedhurve socialistë tashmë janë ulur në karriget e paraardhësve të tyre, diku me forcë si në rastin e Kavajës e Devollin ku u shënuan jo pak përplasje, e në bashki si ajo e Kukësit dhe Rrogozhinës rotacioni kaloi edhe me shtrëngime duarsh.

/a.r

Next Post
Greqia na fut në ‘top list’, mbi 1 milion turistë nga Shqipëria në vit

Greqia na fut në 'top list', mbi 1 milion turistë nga Shqipëria në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In