Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se demokratët nuk janë të motivuar për të votuar PD-në sepse nuk e dinë se ku po shkon kjo parti.
“Ti po i detyron demokratët të shkruash një sigël që s’është e Partisë Demokratike sepse nuk ka emra individësh në Këshill, është sigla. Ti po i detyron demokratët de facto sot të mos votojnë siglën e Partisë Demokratike. Kjo po ndodh.
Të paktën Partia Demokratike zyrtare të ruajë votën e vet dhe të forcojë bashkëpunimin. Unë uroj të jem 100% gabim, por mënyra si po shkon dhe lufta aq e fortë që po bëhet , po ndodh një skandal i vërtetë në sensin që demokratët vazhdojnë ta kenë me veten më shumë se me Ramën dhe Ramës i themi o xhaxhi a të keqen mos e përdor administratën. Pse kështu bëhet?! Kështu fitohet?! Këtë po prisnin shqiptarët?! Nëse kemi vajtur te kjo, vetëm sa kemi ndërruar kryetarin,” – u shpreh Korreshi./m.j











