• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhaxhai vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, 10-vjeçari do të prehet në Itali! Mediat: Të shokuar…

by A R
12/08/2022 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi e vërtetë ndodhi më 9 Gusht në Shkodër. Xhaxhai 68-vjeçar vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me çifte teksa po e pastronte armën. Ngjarja tronditi jo vetëm komunitetin atje, por lajmi i trishtë ka shkuar deri në Casalguidi të Pistoia-s në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 10-vjeçari L. Jakaj, ndodhej me pushime në Samrisht të Shkodrës, bashkë me prindërit e tij, vëllain më të madh dhe anëtarë të tjerë të familjes kur ndodhi tragjedia. 10-vjeçari Jakaj banonte në Casalguidi ku ndiqte shkollën, ndërsa i ati punonte. Një tragjedi e vërtetë që i ka shokuar të gjithë.

“Në dëshpërim nuk ka mbetur vetëm familja e  tij, por i gjithë komuniteti që e pa të rritej ndër vite”, shkruan La Nazione.

Mësohet se trupi i vogëlushit do të prehet në Itali, atje ku u lind dhe për aq vite sa jetoi krijoi miqësitë e para. Trupi i tij është dërguar në Casalgiudi të enjten.

“Jemi të shokuar nga ky lajm”, tha shoqata shqiptare në Pistoia, Arbëria. Atje ka një numër shumë të madh shqiptarësh të cilët janë integruar në Itali. Siç shkruajnë mediat, ata janë mobilizuar për të ndihmuar familjen Jakaj.

10-vjeçari L. Jakaj, u qëllua aksidentalisht nga xhaxhai Vlash Jakaj. Ky i fundit po pastronte çiften kur dyshohet se padashje i është shkrepur arma. Vetë, 68-vjeçari mbeti i plagosur në dorë, por ajo dhimbje do të shtohej kur më tutje do të shikonte që nipi 10-vjeçar ishte qëlluar teksa po shikonte procesin e pastrimit të armës.

10-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve. Ndërkohë prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/a.r

Next Post
“Studentët që Saliu i nxirte nga Fakulteti për shfaqje të huaja e flokë të gjatë, janë ende gjallë”

"Studentët që Saliu i nxirte nga Fakulteti për shfaqje të huaja e flokë të gjatë, janë ende gjallë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com