• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhaxhai i vrau të ëmën/ Rrëfimi i 18-vjeçarjes: Mami i dha lekë polices që ta mbronte

by Java News
27/01/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Paskuqanit mesnatën e 9 Janarit, tronditi mbarë opinionin publik. Enkeleda Çapoku u dhunua me sende të forta nga kunati i saj Erdet Çapoku, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.

Vajza e viktimës, 18-vjeçarja S. Çapoku, në rrëfimin ekskluziv për emisionin “Uniko”, tregon se ajo dhe mamaja e saj e ndjerë kishin shkuar në Komisariatin Nr.5 të policisë në Kamëz për të denoncuar Erdet Çapokun.

Gjatë intervistës, 18-vjeçarja thotë se e ëma e saj i kishte dhënë para në dorë oficeres së policisë gjyqësore në Komisariatin Nr.5, për ta mbrojtur nga kunati, pasi ndihej e kërcënuar prej tij.

Enkeleda kërkonte mbrojtje për shkak se Erdeti e përndiqte dhe e kërcënonte. Për këtë arsye, ajo e kishte kallëzuar.

Emisioni “Uniko” ka arritur të sigurojë kallëzimin që Enkeleda Çapoku kishte bërë ndaj kunatit. Ky kallëzim mban datën 19 Shtator 2019. Oficerët e policisë së Komisariatit Nr.5 në Kamëz e kishin referuar këtë denoncim për veprën penale të përndjekjes.

S.Çapoku: Ai jetoi 1 muaj me ne, kishte ardhur nga Tepelena për të jetuar, ngaqë babi ishte në burg. Dhe për të ndihmuar babin me letrat, ai ndenji tek ne deri sa mami i dha një mundësi për të gjetur shtëpi me qira më vete. Mami e përzuri nga shtëpia sepse filluan konfliktet nga ana ekonomike. Filluan duke u zënë për anën financiare, plus që babi i tha dhe mamit që ta përzinte nga shtëpia. Sepse unë i thashë babit që nuk e dua në shtëpi. Doli në shtëpi më vete, ai filloi që të kishte konflikt edhe me mua, por edhe me mamin. Ishte një konflikt i fortë, i egër, na dilte në rrugë, na kërcënonte, na shantazhonte. Na thoshte ‘do ju vras’. Sepse ngaqë mami im e përzuri nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat që të bënte denoncimin.

Kur është bërë ky denoncim? Sepse në media dhe në komunikime që është bërë me policinë, është thënë nuk ka urdhër-mbrojtje. Ka patur një paraqitje pranë policisë, pastaj pajtim. Cila është e vërteta?

S.Çapoku: Asnjëherë nuk ka pasur pajtim.

Në polici ju keni bërë kallëzim?

Po.

Pra ju keni firmosur një kallëzim ndaj Erdetit?

S.Çapoku: Po. Mami bëri denoncimin ngaqë ai e kërcënonte mamin. I kishte thënë mamit që do të fus plumbin.

Përse?

S.Çapoku: Arsyen e saktë nuk e di, por si duket ngaqë mami e ka përzënë nga shtëpia dhe mbante inat pse e përzuri. Mami nuk i foli fare sepse në ato momente erdhi furgoni dhe mami iku në punë.

Policisë kur ju drejtuat?

S.Çapoku: Nga ora 4 pasi mami im la punën, ne shkuam në komisariat. Edhe mami im bëri denoncimin.

Bëhet fjalë për këtë denoncim të datës 19 Shtator 2019. Emisioni Uniko ka arritur të sigurojë një dokument nga Policia e Shtetit, i cili provon se Enkeleda Çapoku është drejtuar në Komisariatin Nr.5, aty ku ka bërë dhe një kallëzim, dhe teksti i kallëzimit dhe i referimit të materialeve në Prokurori është ky: “Më datën 19 Shtator 2019 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin Erdet Nitat Çapoku i datëlindjes 20.03.1985 banues në Tiranë me arsim 8 klasë, sepse më datë 18.09.2019 në orën 06:30 të mëngjesit në rrugën Demokracia në Paskuqan, për motive të dobëta ka kanosur me fjalën kunatën Enkeleda Haris Çapoku e datëlindjes 27.12.1980. Neni 84 i Kodit Penal’. Ju dha urdhër-mbrojtje?

S.Çapoku: Po, na u dha urdhër-mbrojtje.

Por zyrtarisht nga policia thuhet se nuk ka urdhër mbrojtje. Nga Gjykata thuhet që nuk ka urdhër-mbrojtje.

S.Çapoku: Ka patur urdhër-mbrojtje, sepse unë dhe mami kemi deklaruar në komisariat. Madje mami i ka dhënë edhe para oficeres gjyqësore që ta mbronte.

I ka dhënë para?

S.Çapoku: Po! Kishim frikë të dilnim jashtë se mos na bënte ndonjë gjë. Kishim frikë që të shkonim në ndonjë vend sepse ai na përndiqte. Na bënte foto dhe ia çonte fotot babit në burg. (Tema)

 

Next Post
Pesë arsye pse është e rrezikshme ta injoroni shfaqjen e thinjave

Shkencëtarët më në fund zbulojnë shkakun: Ja pse thinjemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In