Arsenali mund të ndahet me Granit Xhakën gjatë kësaj vere. Lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga Emirates, shkruan The Sun.
Londinezët kanë pritur më shumë nga përfaqësuesi i Zvicrës, i cili u ble nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro, përcjell Express.
Sipas The Sun, ish-anëtari i Baselit pritet të rikthehet në Bundesligë, ku interesim ka shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Madje, interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld./a.m.