• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferaj sfidon Berishën, mbledh demokratët e Durrësit: “Rithemelimi”, me metoda të vjetra. Jo garave farsë, do jemi më 12 nëntor në…!

by Java News
09/11/2022 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur strukturat e PD-së së Durrësit për të diskutuar në lidhje me dështimin e negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët të kësaj partie në zgjedhjet lokale të majit.

Xhaferaj tha përballë demokratëve se ishin mbledhur për të dhënë disa të vërteta, ku njëra prej të cilave sipas tij ishte se PD e ndarë nuk i shërbente askujt, por edhe një PD që nuk mund dot Ramën, po ashtu nuk i shërben kujt.

Xhaferaj tha se është e dukshme tashmë që Berisha arrin të mobilizojë shumicën e anëtarëve të PD-së, por ka dështuar një mobilizimin e të gjithë demokratëve. E nëse ndodh kjo, thotë Xhaferaj, si do të mundet që Rithemelimi të mobilizojë të gjithë elektoratin e pavendosur për të risjellë PD-në në pushtet?

“Foltores i thonë Rithemelim, por rithemelimi s’mund të ketë themele të forta nëqoftëse bazohet në metoda të vjetra. Metodat e vjetra i kemi parë prezente në çdo pseudo-garë të bërë brenda PD-së rithemeluar. Kujtoj garën më të fundit për kreun e Forumit Rinor të PD-së. Metodat e vjetra i kemi ndjerë të gjithë kur propaganda e Foltores baltos çdokënd që demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishën, je bashkëpunëtor i Ramës.

Kjo menyre e të folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor të fshehë të vërtetat me metoda të vjetra. Sot, po je kundra Berishës, atehere sipas këtyre je me Ramen. Por, nëse nesër bie dakord me Berishen atëhere papritur nuk je më me Ramën. Kjo politikë e pështirë baltosje duhet të marrë fund. Në të kundërt, kuptojme që vetë Foltorja nuk është aty për të fituar zgjedhje në të mirë të çdo demokrati dhe shqiptari, por për të krijuar zhurmë në mbrojtje të interesave personale“, tha Xhaferaj duke shtuar se demokratët e Durrësit do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, pasi sipas tij, ata nuk ndahen me Berishën në idenë e nevojës për të rrëzuar regjimin, por te strategjia dhe lidershipi që duhet për të fituar kundër Ramës.

Fjala e plotë e Xhaferajt:

Ta dashur miq,

Nje PD e ndare nuk i sherben askujt, per kete mendoj se ka dakordesi brenda kesaj salle dhe pertej saj. Por, edhe nje PD qe nuk e mund dot regjimin gjithashtu nuk i sherben askujt. Edhe per kete jemi dakord te gjithe brenda kesaj salle dhe jashte saj. Daljen me kandidate te perbashket ne zgjedhjet lokale te pranveres, e pame si domosdoshmeri per te qendruar fort dhe fituar perballe kandidateve te regjimit te Rilindjes.

Nese kthejme koken mbrapa, zgjedhjet politike te 25 Prillit e provuan se sa e veshtire eshte te perballesh me regjimin. Nga patronazhistet tek punesimi parazgjedhor, tek votat e blera nga parate e inceneratoreve, tek ndarja e fondeve te termetit, dhe deri tek perdorimi i te gjithe burimeve te shtetit ne funksion te Partise se pushtetit. Durresi ishte epiqendra e keqperdorimit te shtetit nga ana e pushtetit me rreth 20 miljone dollare te shperndara gjate fushates zgjedhore.

Mbas zgjedhjeve te 25 Prillit kishim shpalljen non grata te liderit historik, Z. Berisha dhe kjo coj ne ndarjen e Partise Demokratike duke filluar nga grupi parlamentar. Keto muaj kane provuar me fakte se z. Berisha, per te cilin cdo demokrat ka mendime komplekse per te mirat por edhe per te keqijat qe i ka sjelle PD-se, arrin te mobilizoje shumicen e anetareve te Partise Demokratike. Por, nqs. Foltorja po deshton te mobilizoje dhe bashkoje gjithe demokratet, si do arrije te mobilizoje elektoratin e pavendosur?  Nje figure si z. Berisha serish ne krye te PD mobilizon shume mire dhe shume fort nje pjese te PD, por kurrsesi nuk mobilizon Shqiptaret e pavendosur, te cilet ZGJIDHJEN NUK E SHOHIN ME TEK E KALUARA.

Foltores i thone rithemelim, por rithemelimi s’mund te kete themele te forta neqoftese bazohet ne metoda te vjetra. Metodat e vjetra i kemi pare prezente ne cdo pseudo-gare te bere brenda PD se rithemeluar (kujtoj garen me te fundit per kreun e Forumit Rinor te PD-se). Metodat e vjetra i kemi ndjere te gjithe kur propaganda e Foltores baltos cdokend qe demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishen, je bashkepunetor i Rames. Kjo menyre e te folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor te fshehe te vertetat me metoda te vjetra. Sot po je kundra Berishes, atehere je me Ramen. Por, nese neser bie dakord me Berishen atehere papritur nuk je me me Ramen. Kjo politike e peshtire baltosje duhet te marri fund. Ne te kundert, kuptojme qe vete Foltorja nuk eshte aty per te fituar zgjedhje ne te mire te cdo demokrati dhe shqiptari, por per te krijuar zhurme ne mbrojtje te interesave personale.

Dikush me pyeti kur po hyja ne salle per protesten e 12 Nentorit nese do marrim pjese apo jo.  Pergjigja ishte se ne nuk ndahemi me z. Berisha ne deshiren dhe nevojen per te protestuar kunder regjimit, ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi qe na duhet per te fituar kunder regjimit.

Domosdoshmeria qe kandidatet demokrate te mundin kandidatet e regjimit ne zgjedhjet lokale na detyroi qe ne negociata te ishim te hapur dhe tolerante duke pranuar edhe primaret e shpallura nga z. Berisha. Por, pame qe ndersa ne na tregohej statuti i 11 Dhjetorit, me z. Meta hartohej marrveshje. Propozimi yne, qe ka vetem nje synim, te nxjerre kandidate te perbashket qe mobilizojne gjithe votat e demokrateve dhe pertej, eshte aty. Gara lokale nuk eshte beteje e brendshme e statuteve te PD, por eshte beteje per te mundur regjimin dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone per nje te mire te perbashket. /m.j

Next Post
“Fundjavë pasionante për dashurinë”/ Ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të Horoskopit

Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para deri në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In