• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferaj interpelancë me Peleshin: Po e zhvishni ushtrinë nga pronat për hotele. Ministri: Dhënia me qira te investitorët s’është mëkat, por arritje

by Java News
30/05/2022 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Deputeti ngriti shqetësimin  për pronat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për të cilat tha s epo jepen për projekte turistike. Xhaferaj e akuzoi ministrin për mungesë transparence, ndërsa drejtoi disa pyetje.

“Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi  për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Gjithçka ka nisur më Janar 2016, me urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 78, të datës 26.01.2016, “për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e pronave të Forcës Detare”, si edhe VKM nr. 220, datë 21.3.2017, VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 dhe VKM nr. 514, datë 01.07.2020.

Nisur nga me sipër do te doja informacione dhe shpjegime nga Ministri i Mbrojtjes per 4 prona strategjike për Shqipërinë dhe për NATO-n, sa me poshtë:

1)            Cili është statusi i pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat të dhënë me qira me VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 në përputhje me listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014?

2)            A vijon të jetë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014 prona nr. 1311 “Ish Baza Ndihmuese”, Shëngjin Lezhë?

3)            A është ndjekur procedura e parashikuar nga Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” për dhënien me qira të sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë,pronë në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014(Prona nr. 696 “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë me sipërfaqe 39446 m2)?

4)            A ka patur në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje ligjore (Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”) në administrimin e pronave në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014 dhe nëse po, cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin

Të dashur qytetarë në këto video të shkurtër do shikoni kryeministrin Rama që na thotë se çdo të bëjë NATO në Kuçove. Pra, ky është Rama i retorikes dhe televizionit.

Mbas fjalës se ministrit unë do te paraqes fakte se çfarë ka bërë në realitet Rama bashkë me çetën e tij të rilindjes në pronat e bazave ushtarake detare dhe ajrore”, theksoi deputeti demokrat.

Në përgjigjen e tij, ministri i Mbrojtjes kujtoi se baza e Kuçovës është tashmë e NATO-s. Sipas Peleshit, deputeti po spekulon dhe se nuk ka mungesë transparence për pronat në përdorim të Forcave të Armatosura. Ndërkohë që Xhaferaj akuzoi se po i japin pronat për proje3kte turistike, Peleshi u shpreh se kjo ndodh brenda kuadrit ligjor. Ministri tha se ai vetë s’ka dhënë asnjë pronë me qira.

“Është në ndërtim brenda dy viteve do të jetë operative. Është një ngjarje e rëndësishme për ngjarjen tonë kombëtare. Ne nuk u vemi mbiemra politikë këtyre zhvillimeve. Më vjen keq që spekuloni. Është e gjitha interpelancë spekulative. Thatë mungesë transparence dhe nuk e shpjegoni. Ka pasur rast kur keni kërkuar informacion. Ne nuk kemi problemin që ju po mundoheni të shisni në opinion se me pronat e ushtrisë po bëhet nami. Ne kemi 1732 prona.  Çështja e dhënies së pronave në përdorim të të tretëve nuk është mëkat, por detyrë që na e ka caktuar ligji.

Unë kam një periudhë të shkurtër si ministër. Nuk kam dhënë asnjë pronë me qira. Por nuk mburrem me këtë. Kjo nuk është fletë lavdrimi sepse një ministër mbrojtje dhe një qeveri do të duhet që e ka bërë mirë punën kur e ka vendosur sa më mirë pronën. Siç e thatë ju në 2014 ka dalë dekreti i fundit i planit të përhapjes. Nga 2014 nuk kemi asnjë pronë të daljes dhe përhapjes sepse nuk ka pasur dekret tjetër. Të gjitha pronat janë në plan dhe nuk kanë dalë nga plani i përhapjes.

Thatë q ligji për kthimin e ndalon kthimin e pronave brenda planit të përhapjes. Ky është thelbi i problemi, në kohën kur qeveriste një parti tjetër janë bërë kthime pronash në bazat tona detare. Dhe kjo lidhet me pyetjen tuaj për bazën e Shëngjinit. Jemi në proces gjyqësor për këtë.

Për Shëngjinin kemi bërë kallëzime, është pushuar çështja. Ndaj prokurorit kemi bërë ankim. Në fund SPAK ka vendosur për ndërtimin brenda bazës sekuestro. Vlerësimet nëse ka apo shkelje i bëjnë auditet. Unë ju siguroj se sa herë d të ketë konstatime shkelje do të reagoj siç ligji më detyron”, u shpreh ministri.

Next Post
Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për, Edmond Begon

Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për, Edmond Begon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In