Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po ndjek nga afër të gjitha përgatitjet e forcave të policisë përpara nisjes së protestës së opozitës.
BalkanWeb raporton se ministri Xhafaj ka lëvizur në këmbë përgjatë bulevardit ku po vendosen edhe kordonet policore nëpër institucione, ndërsa më pas është kthyer në zyrën e tij, nga ku mësohet se do të ndjekë zhvillmet e protestës.
Raportohet se rreth 2000 forca policore të angazhuar në terren për të mos lejuar prishjen e rendit dhe sigurisë.