• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Trajnim policisë për sjelljen me të miturit

by A R
20/11/2017 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga konferenca për Projekt-strategjinë e drejtësisë për të miturit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se sipas studimeve të UNICEF shihet se në Shqipëri fëmijët përballen me shumë pengesa në përballjen e tyre me sistemin ligjor.

Sipas tij kjo strategji si një dokument zbatues i Kodit të drejtësisë për të mitur dhe së bashku me një sërë aktesh të tjera të rëndësishme, janë hapa domethënës drejt përmirësimit të problematikave që hasin fëmijët në përditshmërinë e tyre.

Fjala e Xhafajt:

Të mbledhur në përvjetorin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve na duhet të pranojmë njëzëri se kjo Konventë është një ndër instrumentat më të rëndësishëm ligjorë në fushën e drejtësisë për të mitur. Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë një angazhim aktiv, përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve, lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve, për të rritur standartet e trajtimit të fëmijëve.

Në këtë përvjetor të kësaj Konvente, Qeveria shqiptare, Ministria e Drejtësisë, vjen me një qasje të re përmes Projekt-Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur.

Ka qënë një komponente shumë e rëndësishme e strategjisë dhe planit të veprimit të reformës në drejtësi, çështjet që lidheshin me drejtësinë për të mitur. Sot, së bashku me Vasilikën dhe Etildën, dhe shumë kolegë të tjerë me të cilët ndajmë plot 3 vite pune intensive me këtë reformë, ndjehemi shumë mirë teksa shohim të realizuar këtë dokument serioz që së bashku me Kodin e Drejtësisë për të mitur, përbëjnë një bazament ligjor solid dhe të shëndetshëm për të zbatuar një qasje të re në fushën e drejtësisë për të mitur.

Studime të UNICEF për të Drejtat e Fëmijëve në Drejtësi tregojnë se në Shqipëri fëmijët përballen me shumë pengesa në përballjen e tyre me sistemin ligjor.

Kjo strategji si një dokument zbatues i Kodit të drejtësisë për të mitur dhe së bashku me një sërë aktesh të tjera të rëndësishme, janë hapa domethënës drejt përmirësimit të problematikave që hasin fëmijët në përditshmërinë e tyre.

Përmes objektivave specifike të detajuara në aktivitete dhe në indikatorë konkretë në planin e saj të veprimit, kjo strategji ka pozicionuar edhe Policinë e Shtetit në një profil mjaft ambicioz në raport me të miturit.

Ne i vlerësojmë si gjetje të drejta dhe i mbështesim rekomandimet përkatëse për angazhimin e strukturave policore në këtë proces lidhur me:

 Përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha Komisariatet e Policisë, me qëllim krijimin e ambienteve miqësore dhe të përshtatshme për marrjen në pyetje të të miturve dhe sigurimin e provave, pajisjen e tyre me mjetet e nevojshme për të realizuar këtë objektiv, mjediset e pritjes në Komisariate të jenë të ndara nga mjediset e të rriturve, përfshi dhe përmirësimet graduale infrastrukturore për të bërë të mundur aksesueshmërinë fizike të mjediseve policore edhe nga të miturit me aftësi të kufizuara;

 Përmirësimin e kurrikulave të trajnimit në Akademinë e Sigurisë për formimin e punonjësve të Policisë, si edhe planifikimi dhe zhvillimi i trajnimeve të posaçme për rritjen e kapaciteteve të stafit policor të dedikuar për punën me të miturit lidhur me njohjen e standardeve ndërkombëtare të ratifikuara në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës dhe legjislacionit të brendshëm në këtë fushë, ashtu edhe për teknikat dhe specifikat e ndërveprimit me fëmijët;

 Trajnimin e punonjësve të Policisë në lidhje me programet specifike të trajtimit dhe rehabilitimit të të miturve viktima të torturës, trafikimit njerëzor, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Të miturit në sistemin e drejtësisë penale përbëjnë një kategori vulnerabël, ndaj edhe mbrojtja e tyre duhet dhe do të të jetë një nga objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm.

Si Ministër i Brendshëm, kam bindjen se puna e përditshme e organeve të Policisë së Shtetit, veçanërisht të asaj pjese që ka kontaktin më të parë dhe të drejtpërdrejtë me të miturit, do të duhet të orientohet në të ardhmen detyrimisht drejt disa qëllimeve madhore.

Policia duhet të respektojë të drejtat dhe liritë si dhe dinjitetin e të miturve që janë në kontakt me Policinë, duke mbajtur në konsideratë moshën, pjekurinë e tyre, nevojat e veçanta, nivelin e të kuptuarit, gjuhën, praninë e avokatit, prindit, psikologut, etj. Strukturat e Policisë duhet të ndërmerren të gjitha veprimet në interesin më të lartë të fëmijës.

Në funksion të parimeve tona kushtetuese, konventave të ratifikuara, kuadrit ligjor në fuqi dhe posaçërisht të reakomandimeve të kësaj strategjie për të miturit, ne jemi të angazhuar dhe premtues për të bërë disa ndryshime cilësore edhe në reformimin strukturor e përmbajtësor të Policisë së Shtetit.

Në dokumentin e prioriteteve dhe objektivave të Ministrisë së Brendshme për këtë mandat të ri ndër të tjera ne kemi parashikuar:

 Ndryshimin cilësisht të sistemit të kontrollit të territorit dhe policimit në komunitet, në funksion të parandalimit të kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit, duke synuar uljen në mënyrë të ndjeshme të numrit të personave të përfshirë në vepra penale të lehta dhe shkelje të ligjeve dhe sidomos për uljen e numrit të të miturve dhe të rinjve të përfshirë në aktivitet kriminal;

 Rritjen e vëmendjes për parandalimin dhe trajtimin e veprave penale të lehta dhe sjelljeve anti-shoqërore, reagimin më efikas ndaj rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve me të miturit, duke synuar që të dëmtuarve t’u sigurohet një trajtim i kujdesshëm dhe referim për asistencë në institucionet përkatëse.

Në masat konkrete ndër të tjera kemi parashikuar:

 Fuqizimin e shërbimit të psikologut/sociologut në strukturat e Policisë së Shtetit;

 Intensifikimin e programeve të edukimit publik në shkolla përmes një bashkëpunimi shumë më efektiv me institucionet e arsimit dhe organizatat e shoqërisë civile;

 Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e masave parandaluese, kryesisht në drejtim të përfshirjes në kriminalitet apo përdorimin nga krimi i organizuar sidomos të të miturve dhe të rinjve;

Policia e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrave të saj do të duhet të tregojë se drejtësia miqësore për të miturit nënkupton garantimin e respektit dhe efektivitetin e zbatimit të të gjithë të drejtave të fëmijëve, në nivelin më të lartë të arritshëm.

Të drejtat e fëmijëve do të jenë në fokusin e Ministrisë së Brendshme jo vetëm për të zbatuar detyrimet kushtetuese, konventore dhe ligjore por edhe për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e të miturve në kontakt me policinë.

Në mbyllje të fjalës sime dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të mirë punën dhe kontributin e të gjithë atyre që kanë punuar për hartimin e draft-strategjisë për të miturit, një dokument udhërrëfyes për të ardhmen e drejtësisë për të miturit. /b.d

Next Post
Daphne Joy mbetet e mrekullueshme

Daphne Joy mbetet e mrekullueshme

Comments 2

  1. eljon peposhi says:
    8 years ago

    Te miturit duhet te trajtohen te diferencuar nga te rriturit per shkak te rregjimit social te cilit i perkasin. Bashkepujimi i policise, ministrise se brendhme dhe ministrise se drejtesise sshte shpresedhenese

    Reply
  2. Ardian hoxha says:
    8 years ago

    Kam pershtypjen pozitive se Shqiperia po ben hapa para ne ndalimin e perfshirjes se te miturve ne kriminalitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In