• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj takon homologun italian: Grupe të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit

by Java News
25/10/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës në Itali u prit nga ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, me të cilin bisedoi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm.

Në një njoftim të Ministrisë së Brendshme thuhet se, Minniti përgëzoi homologun shqiptar, duke shprehur konsideratën e lartë për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ai siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt. Ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion.

Ministri italian vlerësoi gjatë takimit masat e marra nga pala shqiptare ndaj fenomenit të azilkërkimit dhe minorenëve të pashoqëruar, nisur edhe nga rezulatet konkrete falë këtyre masave.

Ata ranë dakort për një tjetër takim të afërt midis tyre, për të diskutuar projekte të tjera me interes për dy vendet, si dhe në kuadrin rajonal.

Ndërsa në takimin që ministri Xhafaj zhvilloi me zv/Prokurorin Antimafia Del Prete, mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj.

Ministri i Brendshëm shqiptar takoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të veprimeve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale.

Gjatë qëndrimit në Trieste, Itali, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes, që është drejtuese e projektit ‘IPA 2017’, brenda të cilit u adoptua propozimi i palës shqiptare për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor.

Next Post
Çfarë po negocion Balla me deputeten e PDIU?

Çfarë po negocion Balla me deputeten e PDIU?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

February 12, 2026
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In