Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është takuar me homologun italian Marco Minniti.
Takimi u përqëndrua në çështjet e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe emigracionit dhe luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
Të dy ministrat ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin operacional, duke përfshirë trajnime dhe kurse, për të frenuar aktivitetet kriminale vendase dhe ndërkombëtare, si dhe për të forcuar shkëmbimin e informacionit per trafikun e drogës./javanews.al/a.ç