• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: S’jam i vendosur për zgjatjen e afateve të vetingut. Nuk e firmosa amendamentin në grupin socialist

by Java News
23/10/2021 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj u tregua skeptik për zgjatjen e afateve të anëtarëve të vetingut. Në një intervistë me Merita Hakljan për A2 CNN, ai hodhi idenë e shqyrtimit të të gjitha mundësive përmes një analize urgjente të asistuar edhe nga misionet ndërkombëtare.

“Duhet diskutuar. Unë anoj nga kjo gjë (zgjatja e afateve), por nuk jam shumë i bindur se duhet të shohim mundësitë që ofron njëra apo tjetra zgjidhje. Cilido nga ne e ka të nevojshme ta bëjë një analizë dhe vetë organet e vetingut me asistencën e misioneve ndërkombëtare. Duhet ta bëjnë urgjentisht KLP, KLGJ dhe secili të japë argumentat e veta. Euraliusi e Opdat duhet të thonë me qetësi e objektivitet argumentat e njërës dhe tjetrës dhe vlerësimin e tyre, dhe një grup pune në kuvend duhet të shqyrtojë vlerësimet e tyre. Këtu nuk është ndeshje futbolli, nuk është lojë për t’ u argëtuar, por është një zhvillim që ndikon në fatin e njerëzve dhe demokracisë. Jam partizan i idesë që nëse nuk ka një analizë e argumenta të shëndetshme e ke të vështirë të kesh një konkluzion logjik”.

Sipas tij problemi qëndron në pikëpamjen e objektivitetit dhe standardeve të procesit të vetingut, që nëse transferohej do të krijonte një problem të ri.

“Problemi shtrohet nga pikëpamja e objektivitetit të procesit dhe standardeve të procesit, por edhe e ngarkeës e eficencës së këtij procesi. Kemi strukturë që ka krijuar një traditë. Kemi ONM një institucion garantues  të këtij procesi që do të thotë që është një mekanizëm i rëndëishëm për paanshëmrinë e procesit. Nëse do ta transferojmë këtë dhe procesi i dosjeve merr kohë, ambientimi i KPK, KLGJ e KLP merr kohë, nevoja për struktura shtesë merr kohë dhe do të na duhej më shumë se një vit që ne të përgatisnim këto dy misone për një barrë shumë të madhe, do të gjendeshim para një problemi të ri. Kjo kërkon një dokument analizë se çfarë ka ndodhur deri më sot me procesin e vetingut dhe çfarë mund të bëjmë me këto dy opsione. Problemi i parë me KLP e KLGJ janë strukturat ndihmëse, këtë strukturë nuk e kanë sot dhe do të thotë që duhet t’ u bashkangjiten. Nga pikëpamja e kredibilitetit, prokurorët e gjyqtarët e kanë mundëisnë ta bëjnë këtë gjë, se janë të vetuar dhe kanë formimin profesional. Problemi këtu është çështja e korporatarizmit, marrëdhëniet klienteliste që mund ta ndikojnë procesin. Po të ishte një numër i vogël do të ishte i lehtësuar procesi, se ne do kemi vlerësimin periodik të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Ai tha se nuk e ka firmosur amendamentin për zgjatjen e afateve në grupin socialist, por shtoi se pavarësisht se e mbështet si ide, kjo mund të mos jetë çështje afati, por çështje instrumentash shtesë. Dhe për këtë sipas Xhafajt duhet një zgjidhje në bazë të analizës mbi njohjet konkretet të procesit.

“Nuk mendoj që është çështje që i takon juristëve të PS. Ne sot kemi institucione, nuk i diskuton PS, këto janë hapa të legjislativit dhe kur flasim për kryetarin e grupit parlamentar të PS, jo për kreun e PS, por për një institucion brenda Kuvendit. Ka një opinion për këtë gjë, që e kam mbështetur edhe unë. Duhet parë mundësia e zgjatjes së tij duke i vënë në peshore se mund të mos jetë vetëm çështje afati, por mund të ketë nevojë për instrumenta shtesë. Shqetësimi im është që të jetë një zgjidhje që është produkt i një analize dhe argumentave të mbështetur mbi njohjet konkrete të procesit”.

Duke e konsideruar këtë proces përgjegjësi të politikës shqiptare, sipas Xhafajt edhe opozita duhet të mbështetet në analizë konkrete, dhe jo në qëndrim politik para se të thotë fjalën e saj.

“Kjo nuk është çështje e BE, apo SHBA ata na asistojnë, por procesi dhe përgjegjësia është e jona. Ata na asistojnë dhe na mbështesin në këtë proces. Ne duhet t’i dalim vetë zot përgjegjësië. Nëse opozita do të dëshmojë që është mbështetëse e reformës në drejtësi do të përfshihet në këtë proces. Por opozita e ka të nevojshme të flasë mbi analizë konkrete, ndryshe do të jetë qëndrim politik. E vendosur para fakteve, apo argumentave do ta kishte më të vështirë të thotë jo, apo të thotë formalisht po, se e vendos përballë publikut, shoqërisë civile dhe argumentat për ne si mazhorancë do të duhet të ishin më të forta”.

g.kosovari

Next Post
Pse Berisha dhe Basha po paralajmërojnë protesta për rrëzimin e njëri-tjetrit?

Çështja “Berisha”/ Xhafaj: Vendimi i Bashës, i vonuar. I ka munguar forca për t’u bërë lider

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In