• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Rreziku i kthimit të vizave nuk ekziston! Në Shqipëri kemi 40 grupe kriminale

by Java News
15/02/2018 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nuk ekziston rreziku i kthimit të vizave për Shqipërinë. Xhafaj theksoi se numri i azilkërkuesve ka rënë me 30% dhe nuk ka aasnjë rrezik për vizat.

“Nuk ekziston çështja e vizave, jam shumë i sigurtë. Numri i azilkërkuese është ulur me 30%. Kyr problem nuk ekziston as me Francën, as me Holandën, as me Belgjikën. Flas me përgjegjësi të plotë. Kam kontakte me qeveritë e këtyre vendeve dhe ky problem nuk ekziston”, deklaroi Xhafaj

Ministri i Brendshëm tha se goditja e krimit, në radhë të parë është shqetësim i tij, dhe jo i vendeve të huaja. Prandaj jam ministër, që të zgjidh këtë problem

“Grupet kriminale nuk janë shqetësim i Francës, Gjermanisë dhe Holandës, por është shqetësimi im. Prandaj jam ministër, që të zgjidh këtë problem. Jemi të fokusuar tek grupet kriminale. Kemi ndërtuar raport të shkëlqyer me vendet e BE dhe kjo është çështje besimi në nivel institucional”, deklaroi Xhafaj

Xhafaj: Në Shqipëri kemi 40 grupe kriminale

Ministri i Brëndshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se në Shqipëri operojnë 40 grupe kriminale. Një grup i strukturuar kriminal ka rreth 20 persona. Xhafaj deklaroi se në Europë ka rreth 5 mijë grupe kriminale, mbi 60 % janë pjesë e vendeve të BE. Keto grupe nuk kanë lindur sot.

“Grupet kriminale shqiptarë nuk janë më ato të viteve 90, as të 97-ës më kallashnikov. Janë në një fazë të re. Në Europë ka 5 mijë grupe të strukturuara kriminale, mbi 60 % janë pjesë e vendeve të BE. Sipas standardeve të Europol kemi 15 grupe kriminale, por sipas statistikave tona janë rreth 40 grupe kriminale”, tha Xhafaj

I ftuar në ‘Opinion’, Xhafaj foli edhe për ngjarjet e fundit kriminale.

“Atentati me eksploziv në Shkodër për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. Ngjarja për shkak të llogarive të tyre për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për trafik jashtë Shqipërisë, jo brenda. Ngjarjët kriminalë të fundit, për shkak të konflikteve të drogës në shtetet e botës“

Në Elbasan policia gaboi, tha ministri i brendshëm, prandaj morëm masa të forta atje.

“Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Ka firmosur Haki Çakos sigurisht”, deklaroi ai

Xhafaj: Qazim Sejdini ruhet nga policia

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thënë se kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini është duke u mbrojtur nga policia.

“Qazim Sejdini ka një nivel mbrojtje për shkak të një kërcënimi që ka pasur një moment të caktuar. Nuk i di detajet dhe hollësitë sepse nuk e kam parë cështjen me imtësi pasi nuk është detyra ime, është e strukturës përgjegjëse“, deklaroi Xhafaj.

javanews.al/a.ç

 

Next Post
Deputeti i PS-opozitës: Kush fle me qenë gdhihet me pleshta

Deputeti i PS-opozitës: Kush fle me qenë gdhihet me pleshta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In