• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Propozimi i Bashës për rinegocimin e Vettingut? Një absurditet i padëgjuar më parë!

by Java News
30/11/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Absurde, kështu e ka cilësuar kërkesën e liderit të opozitës Lulzim Basha, kreu i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, i cili nuk sheh asnjë lloj logjike të shëndoshë në rinegocimin e ligjit të Vettingut, një “propozim” ky i hedhur nga kryedemokrati. Xhafaj shprehet se një kërkesë e tillë, e ardhur nga ajo forcë politike që e çoi në kushtetuese këtë ligj, është thjesht një absurditet i padëgjuar më parë në historinë parlamentare.

“Kjo ishte gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë, që partitë paskan fuqi të zhbëjnë Gjykatën Kushtetuese. PD nuk mori pjesë në debatin për Vettingun, nuk u angazhua fort, nuk arrij ta kuptoj. Përfundimisht e bëri kauzë në Kushtetuese për të bllokuar procesin dhe sot kërkon që të mblidhen dy partitë që t’i thonë Gjykatës se biem dakord. Çështja është në Gjykatë, pavarësisht se nuk jam i bindur me vendimin e Kushtetueses për ta pezulluar, gjithsesi respektoj institucionin dhe po presim me qetësi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili javën e ardhshme do të jetë publik. Shpresoj që Gjykata ka qenë serioze në pyetjet e dërguara në Kushtetuese dhe po ashtu të respektojë opinionin e Venecias. Prova e fortë e Kushtetueses do të jetë në respektimin e opinionit të Venecias. Do të respektojmë me qetësi vendimet e Kushtetueses”- tha Xhafaj.

Ditën e djeshme, Rama akuzoi PD-në se po bllokon hapjen e negociatave me çdo kusht, një deklaratë që solli reagimin e Bashës, i cili i propozoi Ramës që të rinegociojnë disa ndryshime të reja në ligjin e vettingut, ligj i cili shkoi në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të vetë demokratëve dhe që aktualisht ndodhet nën sitën e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu Xhafaj deklaroi sot se në muajin dhjetor komisioni do të fokusohet te ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi.

“Në dhjetor më shumë vëmendje ligjeve, por jo atyre që janë miratuar, por ligjeve të tjera të Reformës në Drejtësi. Pjesën më të madhe të dhjetorit do të diskutojmë për Reformën në Drejtësi. Këto ditë do të nisim 20 ligje të reja për Reformën në Drejtësi. Nuk e di nëse do të jetë opozita e pranishme, janë të paparashikueshëm.

Këto janë ligje që do e bëjnë sistemin funksional, do të bëjmë konsultime edhe me gjyqtarë dhe prokurorë” deklaroi ai në Komisionin e Ligjeve.

Next Post
FOTO/ Si po e mbulon shtatëzaninë Tuna (një femër që gjithmonë shfaqej e “zhveshur”)

FOTO/ Si po e mbulon shtatëzaninë Tuna (një femër që gjithmonë shfaqej e "zhveshur")

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In