Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përshëndetur operacionin “Forca e ligjit” në Shkodër, që goditi bazën e një grupi të kokainës. Përmes një postimi në Twitter Xhafaj përgëzon oficerët e hetimit dhe drejtuesit e Drejtorisë Shkodër si dhe prokurorët e këtij rrethi.
“Përgëzime për përkushtimin dhe profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal.
Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër.
Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!
Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër.
Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër”, shkruan Xhafaj në Twitter. (TemA)