• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj për Komisionin Anti-korrupsion: Kemi zgjedhur një rrugë të vështirë, por do të marrim rezultatin e pritshëm

by A R
11/12/2024 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, u shpreh se se me punën që po bëhet, do të arrihet që Shqipëria të jetë në BE brenda vitit 2030.

Xhafaj tha se nëpërmjet konsultimeve, bisedimeve edhe me kryeministrin Rama që e ka mbështetur këtë proces, u arrit të shkohej deri këtu dhe ata që spekuluan morën të njëjtin rezultat si në rastin kur spekuluan për Reformën në Drejtësi.

Xhafaj: Më 27 Maj të këtij viti Kuvendi miratoj Rezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe mbi bazën e saj Vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që synon të jetësoj frymën dhe qëllimet e larta të kësaj rezolute.

Në këta pak muaj kemi arritur të ndërtojmë një proces reformimi shumë dimensional, të mbështetur në 4 parime të rëndësishme: gjithëpërfshirje, transparencë, profesionalizëm dhe strandarte më të mira ndërkombëtare.

Kemi zgjedhur rrugën më të gjatë e më të vështirë, por besojmë më të sigurtë për të marë rezultatin e pritshëm, duke realizuar një proces i cili kalon përmes nevojës për analizë, skanim e diagnostikim të situatës, përcaktim të nevojave për ndërhyrje përmes masash ligjore, strukturore e institucionale dhe më pas për konkretizimin e realizmin e tyre.

Tashmë ne jemi në fazën e konsultimit të draft Dokumentit analitik të përgatitur nga ekspertët. Janë organizuar 11 tryeza tematika në përputhje me komponentët kryesorë të kësaj analize, të cilat janë prezantuar nga vet ekspertët dhe nën moderimin e kolegëve të tyre. Në to kanë marrë pjesë rreth 600 profesionistë të fushës e përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe agjensive të pavarura si dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit dhe rreth 100 vetë kanë shprehur lirisht pikëpamjet e tyre duke dhënë edhe një sërë rekomandimesh me vlerë që do të reflektohen në draftin përkatës po nga vet ekspertët që kanë punuar me to.

Sot filluam një cikël tjetër konsultimi – Forumet e dialogut qytetar. Ato do të zhvillohen në territor, në qendra qarqesh dhe kryesisht në mjediset universitare për të bashkëbiseduar e dialoguar reth temave që kanë interes prioritar për qytetarët në fushën e qeverisjes qendrore e vendore, luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, se si i shohin qytetarët, grupet e interesit dhe veçanërisht të rinjtë e të rejat çështje të tilla dhe se çfarë ata mendojnë se mund të bëhet më mirë në këto fusha në aspektin legjislativ dhe ekzekutiv.

Ndërkohë sapo kemi filluar punën për hartimin e draftit të parë për Planin Kombëtar të Veprimit mbështetur në gjetjet dhe përfundimet e analizës së zhvilluar. Një proces që do të realizohet po nga grupet e ekspertëve të angazhuar në hartimin e Dokumentit analitik mbështetur edhe në strategjitë e angazhimet ndërkombëtare të shtetit shqiptar si dhe duke ju dhënë rrugë një sërë rekomandimeve e masave konkrete të përcaktuara nga BE. Një pjesë e rëndësishme e tyre angazhojnë me përgjegjësi Kuvendin në rolin e tij ligjvënës, monitorues e mbikqyrës, por edhe si pushteti ku mund të koordinohen e bashkëveprojnë më mirë në këtë proces edhe pushtetet e institucionet e tjera të këtij shteti duke respektuar në çdo hap parimin e qartë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve në Republikën tonë parlamentare.

/a.r

Next Post
Rama: Ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade

Rama: Ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

February 2, 2026
Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In