• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj për garën e listës së hapur në PS: Duhet të kujdesemi që të mos shkohet në pikën e “vlimit”

by E S
19/04/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës, në listën e hapur, Fatmir Xhafaj e sheh në dy tablo fushatën e parlamentareve, nisur nga “lufta” brenda partive, për të siguruar vota secili kandidat.

“Të them që s’ka tension do të ishte e gabuar”, tha Xhafaj në “Kjo Javë” me Nisida Tufën. Ai këshilloi kandidatët e tjerë kur tha se “duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës midis nesh”.

Xhafaj tha se PS mbetet e fortë dhe e suksesshme pasi ka arritur të harmonizojë mirë, sipas tij, 4 gjeneratat politike, duke ulur moshën e aktivizmit politik në radhët e selisë rozë.

Fatmir Xhafaj: PS është e fortë dhe e suksesshme sepse në të gjithë këto vite ka arritur të harmonizojë më mirë grupmoshat brenda saj të 4 gjeneratave. Dikur kishim 3 gjenerata, sot janë 4 për shkak të uljes së moshës së aktivizmit politik. PS i ka harmonizuar dhe unë besoj se sa kohë që do të vazhdojë ta bëjë mirë, do të jetë e fortë dhe e suksesshme në betejat e elektorale.

Qëndrojmë pak brenda familjes politike. Por përveçse kundërshtarit politik këtë herë keni edhe kolegë socialistë që garojnë, a ka tension?

Fatmir Xhafaj: Të them që nuk ka tension do të ishte e gabuar. Vetë gara ka brenda tensionin sepse është konkurrim, kjo është normale. Kjo është një eksperiencë e parë por besoj se do të duhet që në të ardhmen të ketë disa rregulla të qarta për konkurrimin e brendshëm sepse nëse këto tensione shkojnë në një pikë të lartë vlimi këto mund të kenë pasoja në të ardhmen për kohezionin e brendshëm të forcës politike. Duke e konsideruar një gjë shumë pozitive konkurrimin brenda nesh dhe marrëdhënien që krijohet me qytetarët në saj të këtij konkurrimi duke i konsideruar këto vlera të dobishme, duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës të një gare konkurruese midis nesh.

Unë besoj se nëse do të kishte gjëra të tilla do të ishin jo shumë të dobishme. Ka edhe një gjë tjetër, i seleksionon edhe vetë familja politike, socialistët nuk i pëlqejnë tensionet e brendshme, nuk e kanë në natyrën e tyre konfliktin e brendshëm dhe nuk i pëlqejnë njerëzit konfliktuale që duan t’ju imponohen në bindjen e tyre dhe në votën e tyre. Kandidatët që do të tentojnë të bëjnë një gjë të tillë nuk besoj se do të jenë të suksesshëm.

Next Post
Rama për kandidaten nga komuniteti rom në listën e PS: Edhe nëse s’do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri

Rama për kandidaten nga komuniteti rom në listën e PS: Edhe nëse s’do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In