Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar gjatë një dalje për mediat se nuk disponon emra konkretë për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës. Ai tha se tre drejtuesit nuk kanë qenë në vëzhgimin e Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë i ka mbajtur në vëzhgim.
“Nuk kam emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë. Nuk ishin nën vëzhgimin tonë. Policia nuk ka pasur dijeni. SHÇBA i mori faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Nuk kam emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen. Në Shqipëri ka shumë grupe kriminale, por qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund operacionit “Forca e Ligjit” për shkatërrimin e këtyre grupeve kriminale. ”, u shpreh Xhafaj.