• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj në Itali, takim me homologun dhe Prokurorin e Antimafias

by A R
18/05/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali.

Ministri i Brendshëm i Italisë vlerësoi punën e deritanishme nga pala shqiptare kundër mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Minniti shprehu konsiderata për bashkëpunimin midis dy policive, por theksoi se ai duhet të thellohet e forcohet më tej, kryesisht në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, lëndëve narkotike, qënieve njerëzore si dhe emigracionit të paligjshëm.

Ministri Xhafaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj mbështetjes që Qeveria italiane i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet misioneve të saj INTERFORZA, Guardia di Finanza dhe PAMECA, e cila edhe në misionin e saj të 5-të udhëhiqet nga përfaqësues të Policisë italiane.

Ministri i Brendshëm i kërkoi homologut Minniti që Qeveria italiane të luajë një rol mbështetës në prioritetet që ka Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, jo vetëm sa i përket bashkëpunimit dypalësh, por edhe atij europian.

Lidhur me prioritetet e përbashkëta që u diskutuan në takim, u vendos të krijohej një grup pune i përbashkët i dy ministrive për përgatitjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe, si: marrëveshje në luftën kundër terrorizmit; marrëveshje në luftën kundër mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; marrëveshje në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve të drejtësisë; marrëveshje në fushën e turizmit (kryesisht në menaxhimin e përbashkët të kontrollit kufitar), marrëveshje në fushën e migracionit të paligjshëm (kryesisht të fëmijëve të mitur të pashoqëruar), si dhe binjakëzimin e Akademive të Sigurisë.

Ministri Xhafaj gjithashtu gjatë vizitës në Itali zhvilloi një takim me Prokurorin e Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, u diskutua mbi reformën në drejtësi, si dhe u ra dakord për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dypalëshe, kryesisht në drejtim të hetimeve të përbashkëta në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Prokurori Roberti shprehu gatishmërinë maksimale për të bashkëpunuar me palën shqiptare në drejtim të luftës së përbashkët në fushën e sigurisë./b.d

Next Post
Rivlerësimi i shtëpive, Ahmetaj: Qytetarët kanë kursyer 250 milionë dollarë

Ahmetaj drejt largimit nga Qeveria, ministri reagon në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In