• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, shpërndahen shpërblime dhe dhurata

by Java News
28/12/2017 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizoi një aktivitet festiv për fëmijët dhe familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishin pranë këtyre familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Ministri Xhafaj duke uruar familjarët e Dëshmorëve të Policisë për festat e fundvitit, garantoi mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë për to.

Ai deklaroi se për vitin e ardhshëm do të merren masa shtesë në trajtimin e kësaj kategorie.

”Është në detyrimin tonë për t’ua bërë jetën juve shumë më të lehtë dhe në mënyrë të veçantë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, prindërit e të cilëve kanë bërë një akt sublim në jetë.

Nuk janë sot këtu, pikërisht për të mbrojtur jetë, për t’i bërë jetët e të gjithëve dhe jo vetëm të fëmijëve të tyre shumë më të sigurt.

Gjatë vitit që vjen ne do të marim disa masa shtesë, ndër masat mbështetëse që janë marrë, që unë besoj që do i vijnë më shumë në ndihmë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve të tyre për t’jua bërë jetën edhe më të lehtë, edhe më të mirë edhe më të bukur”, theksoi ministri Xhafaj.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako duke vlerësuar sakrificën e bërë, deklaroi se një pjesë e fëmijëve të policëve të vrarë kanë ndjekur ëndrrën e familjarëve të tyre.

”Në vëmendje të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet kurdoherë trajtimi familjeve dhe fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit është bërë një numër i kënaqshëm punonjësish policie nga familjet tuaja, ndër të cilët, 9 punonjës policie vazhdojë ende studimet në kolegjet e policisë dhe 13 të tjerë kanë dalë dhe vazhdojnë punën normal duke kontribuar për sigurinë dhe rendin” shtoi Çako.

Nën atmosferën festive të krijuar nga ‘Albanianrobots’ u bë dhe shpërndarja e pakove me dhurata të ofruara nga kompani dhe organizata për familjarët dhe fëmijët e të rënëve të policisë në krye të detyrës: si Fondacioni SFI, Jumbo, Shendident, Vodafone, Sigal dhe Coca Cola.

Po ashtu për 60 fëmijë  u shpërndanë nga 20.000 lekë të reja, si dhe për 225 familje të Dëshmorëve të Policisë u shpërndanë nga 10.000 lekë të reja, kontribut më së shumti i vetë punonjësve të Policisë së Shtetit, për familjet e kolegëve të tyre, si dhe i kompanive: Ansig, EHV, Dhomës së Tregtisë e Industrisë dhe Sigal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit gjen rastin të falenderojë të gjithë kontribuesit në organizimin e këtij aktviteti festiv, duke shprehur kështu vlerësimin e tyre për punonjësit e Policisë së Shtetit, që me vetmohim i shërbyen qytetarëve të këtij vendi.

a.ç

Next Post
Capello ndëshkon Leonardo Bonuccin: Është problem te Milani

Capello ndëshkon Leonardo Bonuccin: Është problem te Milani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In