• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Kontributi i Venecias, jetik për legjitimitetin dhe cilësinë e projektit tonë kushtetues

by A R
21/10/2025 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kontributi i dhënë nga Komisioni i Venecias, ka qenë jetik për legjitimitetin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Por Xhafaj shtoi se, pavarësisht kësaj, ka ende shumë punë për të bërë me qëllim konsolidimin e kësaj reforme për ta ruajtur atë siç tha ai “nga deformimet e brendshme, të jashtme dhe rezultatet e saj të jenë sa më të prekshme dhe të besueshme për qytetarët”.

“Reforma në drejtësi, rezultat i një procesi të gjatë por jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Reformë e përmasave historike. KiE në çdo raport ka theksuar: reforma në drejtësi, transformimi më i thellë institucional në Shqipëri dhe kushti kyç për përparimin e procesit të integrimit europian.

Ndarja e qartë ndërmjet pushteteve, përmes pavarësisë së pushtetit gjyqësor, arritja e parë dhe më e madhe e reformës.

Risi fakti se në zbatimin e  këtij projekti, sistemi i drejtësisë funksion mbi parimin e vetë qeverisjes dhe vetërregullimit përmes ngritjes së institucioneve kolegjial dhe monokratike”, deklaroi Xhafaj.

Ky i fundit, në fjalën e mbajtur në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, theksoi se reforma në drejtësi me zgjidhjet e bëra në arkitekturën institucionale, krijimin e GJKKO, SPAK dhe BKH, ka dhënë forcë goditëse në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta.

“Me hapat e hedhura, fenomeni i pandëshkueshmërisë ka marrë goditje të fortë. Vetingu, një tjetër rëndësi thelbësore e reformës në drejtësi. Venecia thoshte: reforma shqiptare në drejtësi krijon mekanizma të paprecedent kontrolli të integritetit dhe është e përputhshme me standartet kushtetuese europiane.

Institucionet e kontrollit që do të realizojmë, të realizojnë një proces normaliteti ku standardi i integritetit të jetë pjesë thelbësore e karrierës së magjistratit pa pasur nevojë për procese rrënjëësore filtrimi”, shtoi ai.

Next Post
I dehur në timon përplasi pesë makina, pranga policit

I dehur në timon përplasi pesë makina, pranga policit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In