Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken. Ministri e falendëroi për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.
Shqipëria mori para dy ditësh rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa vendimi do të merret nga Këshilli në muajin qershor. Tre janë vendet skeptike, Gjermania, Franca dhe Holanda për shkak të krimin dhe azilkërkuesve.
ma.me