• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Drafti i reformës në kuvend, Ristani: Ta shqyrtojë konferenca e kryetarëve

by Java News
22/06/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të mandateve dhe rregullores, deputeti Fatmir Xhafaj është shprehur se drafti i reformës do të kalojë seancë, duke ju referuar kështu precedentit të vitit të kaluar kur votohej ligji për dekriminalizimin.

“Ajo çfarë ka shkruar Gramoz Ruçi (në një letër dërguar Ilir Metës për çuarjen në seancë të draftit) është çfarë kanë kërkuar Paloka dhe Bylykbashi për dekriminalizimin, që produkti i komisionit parlamentar të kalonte në seancë dhe kjo po ndodh”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka theksuar se në rastin e dekriminalizimit, drafti kaloi në seancë me vetëm me 2 firma deputetësh, të Bylykbashit dhe Ballës, si kryetar dhe nënkryetar të komisionit të posaçëm parlamentar.

“Preçedenti është njësoj sikur është një grup, ashtu edhe kur janë disa grupe. Nuk mund të thuash që kur jemi disa grupe ta bëjmë kështu, kur jemi një ta bëjmë ashtu. Rregullorja është një e vetme”, ka insistuar Xhafaj.

Ai ka sqaruar më tej se, “drafti do të hyjë në proçedurë, më pas do të hyjë në kalendar e pastaj do ta shqyrtojë ligjvënësi”, në vartësi të disa aspekteve.

Pas mbledhjes deputeti demokrat Arben Ristani e ka cilësuar kërkesën e deputetëve të maxhoracnës si në kundërshtim me rregulloren e kuvendit, e konkretisht me nenin 77 të saj.

Ristani ka shtuar se gjithçka do të vendoset në konferencën e kryetarëve dhe se nuk mund të vazhdohet me parimet e Enver Hoxhës.

“Ishte një kërkesë jashtë ligjit, jashtë normales me sa duket menduan ta shtrojnë në komisionin e rregullores për t’ju përgjigjur pyetjes nëse duhet të zbatohet neni 77. Neve nuk na bind logjika e të majtëve por rregullorja e kuvendit.Do kalojë nga konferenca e kryetarëve e cila do vendosë sigurisht në bazë të rregullores. Kemi të bëjmë me një reformë të rëndësishme që me sa duket do shkojë pa konsensus sepse ata nuk duan të ecin me shpejtësinë veneciane. Është një ecje arrogante, shumë vite prapa për Shqipërinë. Edhe për dekriminalizimin është ndjekur e njëjta procedurë sipas nenit 77.  Kur kalohet në seancë kalohet mbi bazën e nenit 77 të rregullores. Kjo është e shkruar dhe nuk di tjetër. Duhet të ecim në bazë të rregullave të shkruara. Praktika e kësaj maxhorance që ecën sipas kohës së Enverit: “Pse ligjet tona do na pengojnë ne?!”, tha Ristani./java/a.k

Next Post

Talenti i çuditshëm i kësaj vajze... shikoni se çfarë bën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In