Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në mbledhje.
Projektligji është votuar me 13 vota pro nga deputetët e PS-së dhe 2 vota abstenim.
Drafti i Qeverisë ka marrë shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.
Projektligji pritet të kalojë për miratim në Parlament për të hyrë në fuqi.
/f.stafa