Ministri Brendshem Fatmir Xhafaj, i ftuar ne emisionin Top Story ne Vizion+ u shpreh se grupi “Bajraj” eshte nje nder grupet krininale me te dhunshme ne vend i strukturuar prej afro 2 dekadash.
“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk ësëhtë punë e lehte, është process i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.
Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në very.
Është një grup I mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veoprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.
Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike. Është një grup shumë I dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.
Akuzohet për disa vepra penle, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunimë dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore. “, u shpreh Xhafaj.
Grupi kriminal “Bajri” i cili u shkaterrua se fundmi nga policia e shtetit, ka pasur influence te rendesishme politike por edhe ne policine e Shkodres. Deklarata u be nga ministri Xhafaj ne studion e Sokol Balles ne Vizion Plus.
“Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që tia heqim këto influence.
Gjej rastin te përshendës prokuroret e kësaj cështje për kurajon sepse kanë qënë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozites,.
Është anormale që në momentin që në kryesojmë nje operacion për të goditur krimin, mesazhi I parë I shkojnë njerëzve me influence ne politike.
Na jane dashur per të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj.”
Xhafaj tha se jane 9 grupe kriminale te goditura ne vitin e fundit. Me konkretisht ne qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidenuara nga task forca operacionale, deri tani jane shkaterruar dy grupe.
Xhafaj: 2016 vit i errët për mbjelljen e kanabisit, Lazarati i fuqizoi shumë grupet kriminale
Xhafaj pohoi në emisionin Real Story se Lazarati ka qënë piknisja e fuqizimit të grupeve të rëndësishme kriminale në vend. Duke replikuar me Alfred Lelën në lidhje me cështjen e kanabisit, Xhafaj pranoi se 2016 ishte një vit I erret në këtë drejtim sa I takon mbledhjes së kësaj bime.
“Është e vërtete që ky fenomen pati përmasa të rënda në 2016 dhe ndikim negative të policisë ama është po kaq e vërtete që policia nuk guxonte të hynte në Lazarat para vitit 2013. Madje para këtij viti nuk ka qënë vetëm Lazarati por edhe Dukagjini ku kanë qënë edhe grupi I “Bajrajve” apo zona të tjera si Lumi I Vlorës, Malësia e Krujës etj.”
Xhafaj shtoi se 900 tonë kanabis kanë dalë nga vendi nga 2009 deri në 2013 .
“Fillesat e mbjelljes se kanabisit me bekim shtetëror nisën në 2008 kur u godit helikopteri I ushtrisë. Unë kam pranuar kanabisin si fenomen negative dhe të shtuar në 2016 por ama nuk pranoj që nuk paska pasur kanabis më përpara, përkundrazi. Madje nëse doni mendimin tim unë mund të them që Lazarati shërbeu për të fuqizuar së tepërmi grupet kriminale në vend”.
“Audio-përgjimi”, Xhafaj: Elementë të opozitës të përfshirë në shantazh politik
Sokol Balla riktheu edhe nje here ne emisionin Real Story temen e nxehte te bisedes ne lidhje me akuzat e opozites per vellain e Ministrit Xhafaj. Ai pohoi se audio pergjimi ishte nje sajese e paster dhe se ishte i bindur qe elemente te opozites ishin te perfshire ne kete shantazh politik.
Hetimi per audio pergjimin po ecen shpejt. Nëse qëndron e vërtete une do të mbaj përgjegjësi por nëse ai material nuk qëndron, atëherë ata që e kanë sajuar duhet te përgjigjen me përgjegjësi penale. Në këtë rast nuk bëhet fjale thjesht për vëllain tim, por këtu bëhet fjalë për mua. E kam thënë dhe e them: nuk ka pasur asnjë lidhje për favorizim të vëllait tim nga ana ime në shkelje të ligjit direky apo indirekt.Di që është caktuar një grup prokuroresh per te hetuar audio pergjimin. Unë jam më I interesuari që hetimi dhe përgjigja për këtë rast të jetë sa më e shpejtë.
Për mua është e rëndësishme të provohet se kush dhe përse e kanë bërë këtë gjë, përvecse të kuptohet që audio përgjimi ishte sajese. Unë besoj se elemente të opozitës janë të përfshirë në këtë shantazh politike ndaj meje me audio përgjimin.
Pyetjes se Alfred Lelës se përse vëllai I tij u dorëzua, ministri iu përgjigj:
Për masën e dënimit që ai kishte këtu në Shqipëri, nuk duhet të bënte asnjë ditë burg por ai zgjodhi të shkonte në Itali në mënyrë që të mos më përzinte mua politikisht në mënyrë që kjo histori që sajoi opozita të vijonte. Im vëlla nuk I është shmangur për asnjë ditë procesit gjyqësor. Ai gaboi dhe tani po shlyen fajin e tij.
Po kryetari i opozitës që iu shmang drejtësisë për procedure dhe për cfarë, për 400 milion dollar të shpërdoruara.
Ai mohoi edhe akuzat e opozites se ministri ka favorizuar vellain e tij per tendera ne shtet.
” Sfidoj kedo qe te me gjej edhe nje fakt te vogel qe une kam favorizuar familjaret e mi gjate kohes qe kam qene ne politike. Vellai im nuk ka pasur aksione ne kompani te lojerave te fatit. Para 8 vitesh ka punuar si i punesuar ne nje kompani te lojerave te fatit. Por nuk ka pasur asnje lidhje me kompanite qe akuzon opozita. Policia e Shtetit qe drejtoj une ka shkuar ne prokurori dhe ka kerkuar hetim per emrat e njerezve qe drejtojne kompani ne lojerat e fatit qe sipas opozites paskan lidhje me vellain tim.”
Grupi “Shullazi”, Ministri Xhafaj: Vijon të jetë në fokus të operacionit “Forca e Ligjit”
Xhafaj tha gjatë emisionit Real Story se policia ka punuar mirë gjatë këtij viti për dosjen “Balili” ndonëse nuk është arrestuar, policia ishte protagoniste në bashkëpunim me prokurorine për sekuestrimin e aseteve financiare të Klement Balilit. Xhafaj shtoi se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij, duke pohuar se ndryshe nuk do të ishte ne emision, u shpreh ministri duke përdorur edhe batuten.
Më tej duke u ndalur tek një tjeter grup kriminal ai pohoi:
“Grupi Shullazi” është gjithashtu me rrezikshmeri të lartë shoqërore, është një nga ato grupe që janë në fokus të operacionit “Forca e Ligjit”, pavarësisht se disa prej tyre janë në gjykim.Besoj fort që gjykata e krimeve te rënda do të bëj drejtësi për këtë dosje.”
Duke u ndalur tek propozimi I vettingut në politike, Xhafaj deklaroi se në këto dekada nuk ka pasur nje shembull që politika të pastroje vetveten ama politika sipas tij, mund të prodhojë instrumenta për të ndeshkuar individe dhe struktura të korruptuara dhe të inkriminuara politike.
“ Vettingun në politikë mund ta bëjë me lehtësi SPAK-u dhe BKH-ja, organe të cilat do të ngrihen shumë shpejt. Jo më kot u futën në reformen për drejtësi.
Xhafaj pranoi se ka vonesa sa i takon vettingut ne polici por kjo ndodh per shkak te problemeve me infrastrukturen.
Keta jane ata miqt e Bashes qe i shtronin mitingjet sa here shkonte lulushi.