• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafa: Drafti i Byrosë me asistencën e OPDAT, në përputhje me Kushtetutën

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj tregon në një intervistë ekskluzive për Ora News fatin e draftit të Byrosë Kombëtare të Hetimit që ndodhet në kuvend për shqyrtim dhe miratim në një kohë kur priten në fundjavë të mbërrinjnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për krejt paketën e reformës në drejtësi.

Xhafaj thotë se fillimish do të vendoset se ku do të shqyrtohet drafti i qeverisë për Byronë në komisionin e posacëm të reformës apo do të ndjekë rrugën e zakonshme të projekligjeve të tjera në Komisionin e Ligjeve.

Gjithsesi shumica qartëson vendimin e saj se rekomandimet e Venecias mund ta ndryshojne pasi ajo do të diskutohet nën optiken e ndryshimeve penale të paketës së reformës.

 Fatmir Xhafaj:  “Është Konferenca e Kryetarëve që do të vendosë që ky pr/ligj do të jetë pjesë e punës së komisionit të ligjeve apo komisionit të posacëm parlamentar për reformën në drejtësi.

 Pyetje: Pse u zgjodh që Byroja e hetimit të ishte në varësi të policisë, çfarë pengonte qeverinë që Byroja të ishte nën prokurori siç kërkon PD.

 Fatmir Xhafaj: Ligjet që miratojmë nga parlamenti nuk kanë parasysh dëshirat e partive politike por I nënshtrohen Kushtetutës dhe përputhshmërisë me legjislacionin. Çështja nuk është si e do PD, maxhoranca apo opozita por si bëhet mirë hetimi penal dhe në tërësi qëllimeve për të cilat është ideuar kjo strukturë. Në këtë kontekst është me rëndësi të shohim përputhshmërinë e saj me kuadrin aktual të kushtetutues dhe me ndryshimet e reja të Kushtetutës dhe në mënyrë të veçantë zgjidhjeve të reja që do afrojë Kushtetuta me hetimin penal në tërësi dhe në mënyrë të veçantë me një strukturë të posaçme të hetimit penal siç është struktura e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemine  ndjekjes penale.

Byroja e Hetimit nuk është një projekt i ekspertëve ndërkombëtarë. Duhet të jemi të qartë. Nga pikëpamja e autorisë së idesë ka qenë e qeverisë. Ministria e Brendshme bëri reflektimet e duhura rreth projektit të mëparshëm duke e përputhur me detyrat që la Gjykata Kushtetuese.  

Mbetet detyrë e komisionit të posaçëm për ta përputhur këtë projekt të ekspertëev të këtij komisioni me zgjidhjet e reja kushtetuese.

Më duhet të them se ekspertët e ministrisë së Brendshme kanë bërë një punë shumë të mire. Ata janë autorë të këtij drafti por të asistuar nga ekspertët e OPDAT që kanë qenë pjesë aktive e këtij procesi, duke dhënë dhe dakordësinë.

 Duhet mbajtur në konsideratë që është shumë e rëndësishme që kjo strukturë të përputhet me Kodin e Procedurës Penale, I cili është duke u hartuar nga Ministria e Drejtësisë me ekspertët ndërkombëtarë. Do të duhej të kishte ardhur shpresoj të vijë shumë shpejt e të bëhet pjesë e këtij procesi që ka të bëjë me reformimin e procedurës penale.

Pyetje: Kryeministri Rama vuri afat marsin për reformën në drejtësi….

Fatmir Xhafaj: Kryeministri nuk cakton afate, nuk vë datë por shprehu vullnetin për miratimin e reformës brenda muajit mars do të mbetet të shikohet në praktikë.

Next Post

Heqja e tabelave të stacioneve, makinat krijojnë barrierë mes pasagjerëve dhe autobusëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In