• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Xhaçka në Dibër: Po qeverisim për të gjithë, pa dallime politike!

by A R
14/05/2018 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ftesa për t’u bërë pjesë e bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam dhe mirëkuptimi i reformave që forcojnë shtetin, ishte thirrja që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u bëri banorëve të njësive administrative Kastriot dhe Tomin në bashkinë e Dibrës, ku ndaloi në vijim të turit të ndërmarrë nga qeveria “Puna për Shqipërinë që duam”, në kuadër të llogaridhënies publike.

“Unë e di që këtu në Kastriot, veçanërisht në Dibër, mund të mos kemi bërë aq sa do të kishim dashur që të bënim. Por të gjithë bashkë duhet të kuptojmë që edhe buxheti i shtetit është njësoj si buxheti i një familjeje. Kemi pak, por nevojat janë shumë më tepër. Dhe jemi të detyruar që të bëjmë një listë prioritetesh. Nëse e bëjmë mirë këtë listë prioritetesh, atëherë kemi menaxhuar mirë financat publike, nëse nuk e bëjmë mirë këtë listë prioritetesh, atëherë nuk kemi menaxhuar me aftësinë apo përgjegjshmërinë që duhet ta kishim bërë.

Mungesa e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse, kanalizimet, rrugët rurale e deri te ndihma ekonomike dhe papunësia ishin disa prej problemeve të renditura nga banorët nga të dyja njësitë. Ministrja Xhaçka pranoi nevojat e mëdha të banorëve të fshatrave të Kastriotit dhe Tominit, por gjithashtu përmendi punët dhe investimet e viteve të fundit në ujësjellës dhe kanale vaditëse”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka pranoi kufizimet që ka buxheti sa i përket investimeve, pasi nevojat janë shumë të mëdha, dhe duke iu drejtuar drejtorëve lokalë, e cilësoi si të pajustifikueshme mungesën e shërbimit ndaj qytetarëve, duke u bërë thirrje atyre që për çdo ankesë apo problem të përdorin edhe portalin e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, nga ku marrin zgjidhje apo përgjigje për problemin e tyre brenda 10 ditëve.

“Edhe atëherë kur është e pamundur t’ju ndihmojmë se mundësia nuk ekziston, nuk ka absolutisht asnjë justifikim që të mos ju presim, që të mos ju sqarojmë, mos t’ua qajmë hallin dhe të mos bëjmë të pamundurën për tua zgjidhur siç duhet. Kjo është arsyeja edhe pse kemi ngritur edhe Portalin e bashkëqeverisjen . Sepse shumë shpesh troket në dyert e institucionit të shtetit del dikush që mund të të mbajë peng, o me paaftësi, o papërgjegjshmëri, ose me korrupsion, sepse kërkon tarafin. Dhe kështu kanë bërë për 27-vjet. Ne duam ta ndërrojmë këtë qasje, duam ta ndërrojmë njëherë e mirë. Ato që ne bëjmë apo nuk bëjmë janë një përgjegjësi e madhe që kemi përkundrejt gjithkujt që na ka besuar me votën e tij për të drejtuar vendin. Dhe vendin e drejtojmë jo vetëm për ata që na kanë dhënë votën por për të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë. Pra, qeverisim për të gjithë pa dallim”, tha Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Për t’u njohur më mirë dhe për t’i zgjidhur sa më shpejt problemet e banorëve, në Kastriot e Tomin ministrja Xhaçka shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Muharrem Rama, deputetja e qarkut, Almira Xhembulla dhe gjithë drejtorët lokalë.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Momentet kur kamikazët hedhin veten në erë në stacionin policor

VIDEO/ Momentet kur kamikazët hedhin veten në erë në stacionin policor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In