• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka me homologun britanik: Çelja e negociatave është hap stabilizues për rajonin

by A R
20/06/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka takoi homologun e saj britanik, Gavin Williamson gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi Xhaçka – Williamson u zhvillua gjatë vizitës zyrtare dy-ditore të ministres së Mbrojtjes në Mbretërinë ë Bashkuar.

Në këtë vizitë, ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me ministrin për Europën dhe Amerikat, Dunkan, drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, Moore si dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, lordin Howe. Howe është njëherësh zëvendëskryetar i Dhomës së Lordëve.

“Vlerësim për kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Reformat mbeten vendimtare për në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila u ndal më pas në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Hapja e negociatave rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit tonë. Shqipëria e meriton vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Hapja e negociatave është hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme dhe atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë”, nënvizoi ministrja e Mbrojtjes.

Ndërkaq, sekretari britanik i Mbrojtjes, Williamson theksoi se “Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe është faktor shumë i rëndësishëm në Ballkan”.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes në nivel të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen”, vuri në dukje ai.

Nga ana e saj, ministrja Xhaçka tha se: “Mbështetja e Britanisë së Madhe e çmuar në drejtim të edukimit dhe trajnimit të efektivëve të FA në akademitë mbretërore të mbrojtjes në Forcën Tokësorë, Detare dhe Ajrore”.

“Përmes mbështetjes tuaj, po punojmë që të ndërtojmë lidershipin ushtarak të së ardhmes në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, iu drejtua Xhaçka homologut britanik.

Ajo vuri në dukje se fusha bashkëpunimi në të ardhmen janë: trajnimi i pilotëve, Komunikimi Strategjik dhe strukturat për emergjencat civile.

Në Shtator do të zhvillohet në Shqipëri, stërvitja “Albanian Lion 2018” me pjesëmarrjen edhe të qindra efektivëve ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar./a.m.

Next Post
Jo më problem, Facebook do “ju hapë sytë” kur dilni keq në foto

Jo më problem, Facebook do "ju hapë sytë" kur dilni keq në foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In