• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Xhaçka: Basha gënjeu për çerdhet dhe kopshtet

by
08/05/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën. Nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra me aq bujë në 2011. As premtimet për projekte madhore që sipas tij do të transformonin qytetin e as premtimet për të bërë ato që janë detyrat bazë të çdo bashkie.”

Kështë është shprehur deputetja e PS Olta Xhaçka,  në një deklaratë për mediat nga selia rozë.

Duke folur mbi deklaratat e Bashës të bëra mbrëmë në një emision televiziv ku u shpreh se kopshtet dhe çerdhet janë konform standarteve, Xhaçka tha se Basha gënjen dhe se nuk bëri asgjë.

“Premtoi se do të zgjidhte problemin e infrastrukturës së kopshteve e çerdheve. Premtoi se do të ndërtonte kopshte të reja për të zgjidhur problemin e mbipopullimit. Premtoi se do t’i rikonstruktonte e do t’i kthente në mrekullinë e 8 të botës kopshtet ekzistuese.

Natyrisht, nuk bëri asgjë. Këtë e dinë fare mirë qytetarët që duhet t’i çojnë fëmijët e tyre në kopshte të tejmbushura, nëse janë aq me fat sa të arrijnë t’i regjistrojnë në një kopsht publik. Por meqë Luli ngul këmbë që përveç tramvajit, bulevardit të ri dhe kartës së studentit e ka mbajtur edhe premtimin për kopshtet le të shohim konkretisht me fakte se çfarë ka bërë.

Në vitin 2013 projekti i Lulit për rikonstruksion dhe ndërtime kopshtesh parashikonte 4.2 milionë dollarë investime. Në fund të vitit 2013 arriti të realizonte vetëm 210 mijë dollarë investime nga ky plan i bërë nga vetë Luli. Sado i paaftë të jesh në matematikë është e vështirë të të shpëtojë fakti se me këto ritme Lulit do t’i duheshin fiks 20 vjet për realizuar planin.

Praktikisht, Luli po u thotë prindërve që i kanë sot fëmijët në kopshte dhe çerdhe që kur nipërit e tyre të bëhen për të shkuar në kopsht, një pjesë e kopshteve të Tiranës do të jenë në gjendje më të mirë. Kjo është ajo çka nënkupton Luli kur përsërit pareshtur se është vizionar dhe largpamës. Sepse Luli sheh realisht shumë larg.

Qytetarët e Tiranës nuk kanë kohë për të humbur me vizionet e Lulit apo kandidatëve të Lulit. Sot i madh e i vogël e di që problemi më i madh i Tiranës ka qenë Luli. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur.”, tha Xhaçka

Next Post

Gazetari kosovar: Fatos Klosi mbyll gojën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In