Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se dëshira e tij më e madhe është që një ditë të bëhet trajner i klubit katalanas.36-vjeçari kishte 767 paraqitje për klubin para largimit drejt Katarit vitin e kaluar.
“Unë dua të jem në futboll, të jem afër fushës. Urrej qëndrimin në zyrë. Synimi im është të udhëheq Barcelonën. Nuk e fsheh këtë. Dua të punoj sërish për atë vend që e konsideroj shtëpi”, ka thënë ai për “FourFourTëo”, transmeton koha.net.
Gjatë kohës së tij te Barça, Xavi fitoi 25 trofe.