Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:20, në Tiranë.
Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.
63-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.
“Dritare.net” shkruan se automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.
Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për “Dritare.net” që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes.
Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.
Mësohet që 63-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk dihet fati për jetën.
Policia pas publikimit të lajmit ka nxjerrë një komunikatë, por nuk e përmend emrin e Ilda Bejlerit.
“Ora 12:50,te kryqëzimi i Urës afër DVP Tiranë, një mjet i cili është larguar, ka aksidentuar shtetasen Elketa Gjuzi, 63 vjeçe, e cila u dërgua në SQU jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia, e cila nuk jep targën e mjetit dhe asnjë detaj për makinën që aksidentoi 63-vjeçaren.
Pas lajmit ka publikuar edhe vetë Ilda Bejleri.
Ajo thotë se është shpifje.












