• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Wrestling apo duele politike?

by Java News
20/10/2016 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Wrestling apo debat politik? Kjo nuk qe gjithmonë e qartë. Por prej tyre doli një fitues i qartë politik. Qetësi, mos brohorisni, mos fyeni – moderatorët e tri dueleve televizive mes Hillary Clinton dhe Donald Trump dukeshin si të ishin mësues që kishin përpara një klasë të pabindur së cilës duhet t’i tërhiqnin vazhdimisht vëmendjen.

Akuza, fyerje, kërcënime, thashetheme se Trumpi konsumon kokainë apo kërkesë nga ana e Trumpit për provë për doping për Clintonin – debatet kishin të bënin pak me politikën dhe ngjanin me një ndeshje politike wrestling në baltë. Për ekstremizëm dhe ekzocentrizëm u shqua sidomos në debatet një dhe dy kandidati i konservatorëve Donald Trump. Kurse “Hillary Clinton i zhvilloi debatet sikurse pritej.” – thotë për DW-në Kathleen Hall Jamieson, drejtore e Public Policy Center të Universitetit të Pensilvanisë.

USA | 3. Präsidentschaftsdebatte 2016 in Las Vegas (Getty Images/J. Sullivan)

Për shkak se debatet ishin pak të përqëndruara tek politika dhe më tepër një “nonstop action-wrestling” është e pamundur që të bësh një krahasim të planeve politike dhe të pozicioneve të dy kandidatëve, sqaron politologia Kathleen Hall Jamieson. Për këtë arsye sipas saj debatet ishin larg qëllimit të tyre.

Shancet për Hillary Clinton shtohen

Megjithatë debatet e patën një efekt, shton Jamieson. Sipas analizave të saj të bëra në bazë të sondazheve me 5000 vetë, “Trumpi pas debateve i ka humbur votat e të pavendosurve.” Po ashtu pas debateve është shtuar edhe numri i atyre që duan të votojnë për Hillary Clintonin me bindje dhe jo sepse duan të votojnë kundër Trumpit është shtuar.

Këtë e vërtetojnë edhe analizat e mjaft sondazheve të tjera, si ato të blogut FiveThirtyEight. Para debatit të parë më 28 shtator shancet e Trumpit për të fituar ishin 45%, kurse tani ato janë 13%.

USA | 3. Präsidentschaftsdebatte 2016 in Las Vegas (picture-alliance/AP Photo/D. Goldman)

Kuota të larta shikimi

Duelet mes kandidatëve për presidentë u ndoqën prej miliona vetësh, si drejtpërdrejt në TV edhe në Youtube apo platforma të tjera. Të paktën sa u përket kuotave të shikimit Clinton dhe Trump e kanë ngritur nivelin mjaft lart. “Disa njerëz i kanë ndjekur duelet sikur të ishin gara me makina, ku në çdo moment njëra makinë do të përplaset me tjetrën.” – thotë politologia Jamieson. “Natyrisht që askush nuk do që të ketë të plagosur, por është i mrekulluar kur ndodh sepse vazhdimisht mund të ndodhë ndonjë gjë e papritur. DW

Next Post
Luçiano Boçi për kafen me Ramën: Nuk e dija që PD paska ‘vija të kuqe’

Luçiano Boçi për kafen me Ramën: Nuk e dija që PD paska ‘vija të kuqe’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bomba e Adriana Kalasë: Irena Gjoka u qëllua me pistoletë në sallën e gjyqit në Fier

Bomba e Adriana Kalasë: Irena Gjoka u qëllua me pistoletë në sallën e gjyqit në Fier

January 21, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In