Asnjë problem për Roger Federer i cili u kualifikua pa vështirësi në raundin e 4-të të Wimbledonit.
8-herë fituesi i grand-slamit londinez triumfoi 3-0 me sete ndaj gjermanit Struff, me shifrat 6-3 7-5 6-2 në 1 orë e 37 minuta lojë.
Në raundin tjetër veterani zviceran i cili edhe në këtë edicion është favoriti i madh për të triumfuar në Wimbledon do të ketë përballë francezin Adrien Mannarino, transmeton SS.
Në fazën tjetër u kualifikuan edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Alexander Zverev, John Isner, Gael Monflis dhe Kevin Anderson.
Te femrat u eliminua 5-herë fituesja e këtij turneu, 38 vjeçarja amerikane Venus Williams e cila u mposht në set final nga holandezja Bertens. Avancoi më tej ndërkohë motra e vogël Serena Williams që kaloi francezen Mladenovic. (b.an)