Janë me mijëra dhe shumë prej tyre mbajnë në duar portrete të kancelares gjermane Angela Merkel. Pas një udhëtimi rraskapitës, refugjatët e luftës në Siri e Irak do të gjejnë strehë në tokën gjermane. Kancelarja ka deklaruar se vendi i saj nuk do të lejojë që refugjatëve të mos u ofrohet strehim.