Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar 29 mesazhe telefonike që janë vjedhur nga Kuvendi Kombëtar i Demokratëve, në mesin e të cilave ka edhe prej anëtarëve të paidentifikuar të partisë që shprehen të zemëruar me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti.
Zbulimi i dytë që potencialisht mund të turpërojë më tej demokratët është publikuar në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton është zgjedhur kundrejt Bernie Sanders si e nominuara e partisë për zgjedhjet e nëntori.
Një nga mesazhet e publikuara as nuk dëshironte që ta linte Sanders të flas në konventë.
Ky person, teksa flet për Sanders thotë, “ai nuk është demokrat. Ju lutem, ndalojeni këtë person tani”. Një tjetër ankohet për rolin që i është përkrahësit të Sanders, Cornel West i cili ka qenë tejmase kritik ndaj presidentit Obama.
Ky është publikimi i dytë që Wikileaks e ka bërë pas publikimit të mijëra emaileve që tashmë kanë zemëruar përkrahësit e ish-kandidatit Sanders.
Telegrafi/d.i.