WikiLeaks, uebsajti kundër-fshehtësive, ka publikuar më shumë se 1000 e-mail’e që kanë të bëjnë me luftën në Irak, nga serveri privat i Hillary Clinton, kandidates për Presidente të Amerikës nga partia e demokratëve, shkruan The Independent.
Të hënën ky uebsajt ka publikuar një link, që nëse klikohet të qon te 1258 e-mail’e që Clinton i ka dërguar gjatë kohës sa ishte sekretare e shtetit. Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, më parë kishte deklaruar se uebsajti i tij, ka prova të mjaftueshme që FBI ta padisë kandidaten demokrate për presidente.
ma.me