Pas 22 viteve qëndrimi te Arsenali, Arsene Wenger ka treguar se ai do të drejtojë një klub jashtë Premier Ligës.
Wenger mund të jetë në menaxhimin e një klubi duke marrë pozitën e drejtorit, apo ndoshta, të menaxhojë një Kombëtare.
“Do të jetë shumë e vështirë për mua pa Arsenalin”, tha Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Në këtë moment nëse dëshirojë që të punojë, mendoj duhet që të largohem nga ky vend, sepse ndjenja e ime e momentit me thotë që do ta tradhtojë klubin tim nëse rri në Angli. Njerëzit do ta ndjenjë këtë si tradhti pavarësisht asaj që kam ndërtuar këtu. Ky është problemi që përballem për momentin”, vijoi ai.
“Klubi i im është këtu, zemra e ime është këtu dhe do të jetë përgjithmonë. Si thashë në fjalimin tim në fushë kundër Burnley, jam tifozë mbi të gjitha”, tha Wenger./a.m.