Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se do të njoftojë vendimin për të ardhmen e tij pas ndeshjes që londinezët e zhvillojnë këtë vikend me Manchester Cityn.
Arsenali i ka ofruar kontratë dyvjeçare dhe ai është shprehur i gatshëm që ta vazhdojë qëndrimin e tij te klubi londinez.
Wengeri do të njoftojë për qëndrimin në rast të fitores ndaj Cityt, por humbja mund t’i kushtojë francezit, i cili do të ketë mundësi largimi, përgatiti Koha. (b.an)