• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Welcome to Hell”, e majta radikale në protestë kundër G20-ës

by Java News
06/07/2017 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 10 000 persona pritet të bashkohen sot me një protestë të krahut të majtë në Hamburg që përkon me ardhjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Gjermanisë në takimin e G20-ës që do të  zhvillohet këtë fundjavë.

Policia gjermane paralajmëroi se 8 000 të pranishmit në protestën e quajtur “Welcome to Hell”  (Mirëseerdhët në Ferr) ishin të gatshëm të përdornin dhunën, ndërsa zyrtari më i lartë i Sigurisë në Hamburg tha se 1 000 prej tyre ishin ekstremistë të majtë nga vendet si Italia dhe ato skandinave.

Organizatori i protestës, Andreas Blechschmidt tha se “autoritetet gjermane dhe Shërbimi i Brendshëm i Inteligjencës kanë kryer një fushatë masive në prag të ngjarjes së sotshme për të diskredituar pjesëmarrësit dhe për të penguar personat që të bashkohen me të”.

Qindra protestues mbërritën sot në mëngjes në stacionin qendror të trenit, në Hamburg të cilët një natë më parë kishin qënë në qytetin zviceran të Bazelit.

Për shkak të nënshtrimit të kontrolleve të hollësishme në stacionin e trenit, pasagjerët u larguan katër orë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht.

“Rreth 210 persona i janë nënshtruar kontrolleve”, njoftoi policia gjermane.

“Midis tyre u gjetën maska ​​të gazit, maska ​​fytyre dhe syze mbrojtëse”, shtoi policia.

“Të paktën 33 personave iu është mohuar hyrja në Gjermani”, raportojnë autoritetet.

Liderët gjermanë, duke përfshirë kancelaren,  Angela Merkel dhe ministrin e Drejtësisë, Heiko Maas – kanë mbështetur të drejtën për protestë paqësore në lidhje me samitin e G20-ës.

Gjithashtu, Gjykata më e lartë e vendit mbështeti protestuesit në kërkesën tyre për një kamp proteste në periferi të samitit të G20-ës.

Por policia e Hamburgut ka vendosur rregulla të rrepta, për shembull duke i thënë protestuesve se nuk do të lejohen të kalojnë natën në kamp.

Shefi i policisë së Hamburgut, Ralf Martin Meyer, tha sot se dyshonte se protestuesit e G20-ës mund të jenë përfshire në një incidenti zjarri gjatë natës  ku u shkatërruan pothuajse tetë makina, në periferi të Eidelstedt.

Protesta kryesore e G20-ës do të zhvillohet të shtunën në mëngjes dhe pritet të bashkohen rreth 100 000 protestues nga një rrjet i shoqërisë civile, i grupeve ambientaliste dhe politike./b.d

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

A do të rikthehen ministrat e "vjetër" në qeveri? Ja sesi përgjigjet Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In