Sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kolegun e vet nga Liberia, George Weah, dhe e ka falënderuar për qëndrimet e tij ndaj çështjes së Kosovës si dhe për qasjen e balancuar për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.
Dy bashkëbiseduesit, siç njofton “blic” i Beogradi, kanë folur për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve ndërsa Vuçiq e ka njoftuar Weahun për vizitën që në Liberi do ta bëjë ministri serb i Bujqësisë dhe se studentë liberianë do të shkollohen në Serbi.
Vuçiqi e ka ftuar kryetarin Weah ta vizitojë Serbinë dhe ai e ka pranuar ftesën.Weah shpreson se me bisedimet që po zhvillojnë Serbia e Kosova do të arrihet zgjidhja paqësore, përgatiti Koha. (b.an)