• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

WashingtonPost: Akuzat e Turqisë për Gylenin datojnë para 15 korrikut

by A R
21/08/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karen DeYong / WP

Kërkesa e Turqisë që Shtetet e Bashkuara të ekstradojnë klerikun që jeton në ekzil të vetëzgjedhur përbëhet vetëm prej akuzash për veprimtarinë e tij para përpjekjes për grusht shteti në Turqi muajin e shkuar, për të cilin autoritetet turke nuk kanë gjetur ende asnjë provë që të jetë përfshirë ose jo, – është shprehur një zyrtar i lartë amerikan.

“Gjithë dokumentet e dërguara përmbajnë akuza për aktivitete kriminale që datojnë para ditës së tentativës për grusht shteti, – u shpreh ai, duke shtuar se dosjet janë marrë në shqyrtim prej Departamentit të Drejtësisë. – Në këtë pikë mund të themi se autoritetet turke nuk kanë dërguar ende zyrtarisht një kërkesë formale për ekstradim, duke paraqitur të paktën ndnjë provë se ai është i përfshirë në tentativën për grusht shteti.”

Turqia akuzon ndjekësit e Gylenit se janë ata që e kanë orkestruar përpjekjen për të rrëzuar qeverinë aktuale, prandaj kanë arrestuar me dhjetëramijëra simpatizantë në radhët e ushtrisë, drejtësisë dhe medias; ka mbyllur me qindra shkolla dhe sipërmarrje të biznesit, për të cilat jepet arsyetimi se janë të lidhura me mbështetësit e Gylenit. Ndërkohë Gyleni është njëherazi edhe qytetar amerikan me të gjitha të drejtat që i njohin ligjet në Amerikë.

Në mes të një vargu tensionesh në marrëdhëniet dypalëshe të të dy vendeve, Turqia ka deklaruar se e ardhmja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara varet kryekëput nga përgjigja që do të jepet lidhur me kërkesën për ekstradim. Për më tepër, duke qenë se Turqia është një vend anëtar i rëndësishëm në NATO, ajo është një nga aleatët kyç të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Herët a vonë Shteteve të Bashkuara do t’u duhet të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë, ose FETO-n (akronimi me të cilin emërtohet tashmë Lëvizja “Hizmet” në Turqi – Organizata Terroriste Fetullahiste), – është shprehur presidenti turk javën e shkuar, duke iu referuar drejtpërsëdrejti Fethullah Gylenit. Ai tha gjithashtu se kishte besim të plotë te Shtetet e Bashkuara, se ato “do ta kthejnë mbrapsht atë.”

Shumë organe mediatike dhe zyrtarë të lartë të shtetit në Turqi kanë aluduar se në mbështetje të grushtit të shtetit kanë qenë edhe vetë Shtetet e Bashkuara, gjë të cilën administrata Obama e ka refuzuar prerazi.

Zyrtarët amerikanë, duke nisur nga presidenti Obama, janë shprehur se ata nuk janë kurrsesi të përfshirë në procesin e ekstradimit. “Ekspertët pranë Departamentit të Drejtësisë janë duke e shqyrtuar me kujdes këtë çështje, – thuhej në informacionin që i është dërguar Turqisë; kështu ka thënë zyrtari i lartë amerikan, i cili ka folur në kushtet e anonimatit të kushtëzuar prej rregulloreve të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari, i cili dha një konferencë për shtyp përsa i përket udhëtimit që zv. presidenti Biden do të ndërmarrë javën që vjen, u shpreh se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara janë duke bashkëpunuar me homologët e tyre turq për të siguruar se do të shqyrtohen me gjithë kujdesin e nevojshëm të gjitha provat e dërguara, madje “në ditët që vijnë” në Turqi do të dërgohet edhe një ekip i drejtësisë amerikane.

“Nëse provat do të tregojnë për një ekstradim të pashmangshëm,” – ka thënë ai. – këtë do ta vendosë gjykata. […] Dhe arritja në një përfundim të tillë është një proces tejet i gjatë, që kërkon shumë kohë, dhe ne jemi ende shumë shumë larg.” Zyrtarët u shprehën se edhe nëse Departamenti i Drejtësisë vendos për ekstradimin, apelimet e mundshme do të donin vite të tëra.

I pyetur se cili do të jetë mesazhi i Joe Biden-it për presidentin turk, ai tha se ai “do t’u rikujtojë popullit turk se Shtetet e Bashkuara e dënojnë ashpër dëmtimin e demokracisë në Turqi dhe janë në mbështetje të tyre.”

“Jam në dijeni të akuzave dhe teorive të komplotit që qarkullojnë në Turqi rreth përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në tentativën për grusht shteti, mirëpo kjo është diçka tejet e dëmshme që nuk i vjen askujt në ndihmë,” – ka shtuar ai. “ – Siç është shprehur edhe zv. presidenti, të gjitha këto janë gjepura dhe gjithçka do të qartësohet gjatë takimeve dhe bashkëpunimit me popullin turk.”

Next Post
A është ky trupi më seksi që e keni parë këtë verë? (GALERI)

A është ky trupi më seksi që e keni parë këtë verë? (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In