• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Washington Post: Shqipëria, pasoja të rënda nëse s’votohet reforma, PD kundër që në fillim

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan ta bindin partinë më të madhe në opozitë, Partinë Demokratike për të pranuar reformën në drejtësi, e konsideruar thelbësore për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland, gjatë një vizite të dielën në Tiranë, ofroi një propozim të ri sesi Shqipëria duhet të krijojë një panel, që do të kontrollojë gjykatësit dhe prokurorët.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, të mërkurën tha se nuk ishte dakort me idenë se zyrtarët e Bashkimit Europian dhe SHBA duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimet, që merren gjatë procesit të vetingut.

Sipas Bashës, zyrtarët e BE dhe SHBA duhet të kënaqen me një prezëncë monitoruese “pa fuqi vendm-marrëse”.

Demokratët gjithnjë e kanë penguar që nga fillimi procesin e punës për paketën ligjore të reformës në drejtësi, gjithnjë duke nxjerrë probleme për t’u kontestuar.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha se “një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor”, duke mohuar kështu kërkesn e vetë BE për një rol vendimmarrës.

Socialistët në qeveri kanë nevojë për disa vota të opozitës në Kuvend për të kaluar reformën.

Votimi është planifikuar javën tjetër.

Sistemi gjyqësor shqiptar konsiderohet shumë i korruptuar, që Bashkimi Europian t’i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009 dhe statusi i kandidatit në BE iu dha në vitin 2014.

Nëse refoma në drejtësi nuk kalon në 21 korrik, ajo mund ta fundosë qeverinë, mund ta vonojë çështjen edhe një vit tjetër, ose mund të provokojë zgjedhje të reja.

Si përfundim, dështimi i reformës mund të rezultojë në mohimin e negociatave këtë vit, ashtu siç shpresohej.

Kontrolli i profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të ardhurat e tyre, pronat, jeta personale e tyre dhe e të afërmve të tyre është një moment kyç i paketës së reformës në drejtësi që synon të godasë korrupsionin e përmendur në të gjitha raportet për Shqipërinë post-komuniste.

 

Next Post

Diana Mata, trajnerja e gruas që u aksidentua: S'doja ta besoja lajmin e hidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In