Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen e luajtur mes Zvicrës dhe Serbisë është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmëndjen e mediave botërore.
The Washington Post, i ka dedikuar një artikull gjestit që ka krijuar kaq shumë polemika duke e nisur shpjegimin me luftën midis Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
“Serbët dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të komplikuar dhe një histori të gjatë konflikti – veçanërisht mbi Kosovën, të cilën serbët e konsiderojnë si djepin e civilizimit serb.
Politikani serb Sllobodan Millosheviç e nisi karrierën e tij përmes një platforme nacionaliste që instrumentizoi mitologjinë e betejës për t’i hequr Kosovës statusin autonom.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, viktima u shënuan nga të dyja palët gjatë viteve 2000. Serbia ende nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, shkruan ‘The Washington Post’.
Më pas në artikull shpjegohet se shqiponja nuk është parë kurrë si një simbol agresiv ose i dhunshëm. Ajo nuk simbolizon nacionalizmin radikal dhe nocionet e Shqipërisë më të madhe por ajo përmbledh flamurin dhe identitetin kombëtar pasi edhe Shqipëria quhet ndryshe “toka e shqiponjave”.
“Duke pasur parasysh përbërjen demografike të shumëfishtë të vendit, jo shumë simbole të tjera mund të shërbenin si unifikues të markave të identitetit.
Shqiptarët shqiponjën tregojnë krenari, heroizëm, forcë dhe, në fund të fundit, aftësinë e tyre si popull për t’u mbijetuar fatkeqësive historike – të cilat kanë qenë jo pak.
Ndryshimet politike kanë kërkuar ta përshtasin shqiponjën, zakonisht duke e ndërthurur me elementë të tjerë. Kur Italia pushtoi Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi i Benito Mussolini vendosi një kurorë, më pas regjimi komunist një yll.
Por sërish këto ‘shtesa’ kanë rënë dhe për shqiptarët e larguar jashtë vendit , si Xhaka dhe Shaqiri, shqiponja shpesh mbetet e vetmja gjurmë e dukshme e identitetit të tyre shqiptar”, shkruan “The Washington Post”.
Për gjestin dy futbollistët me origjinë shqiptare dhe kapiteni i Zvicrës Stephan Lichtsteiner u dënuan me nga $10,000 gjobë.
Shkrimi i plotë në The Washington Post
a.ç