• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Washington Post: Mbi një milion amerikanë ende në pritje të ndihmës së papunësisë

by A R
05/01/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë amerikanëve të papunë u kërkohen prova të stërholluara të identitetit të tyre, disa të tjerëve u thuhet se duhet të presin me muaj për të biseduar me një administrator të lartë për çështjen e tyre dhe sipas Alyssa Fowers dhe Heather Long, që shkruajnë për ”Washington Post”, janë 703 000 ankesa në pritje në të gjithë vendin dhe 529 000 persona që ende presin një vendim për përfitimin e papunësisë, çka do të thotë mbi një milion persona.

Shumica e vonesave janë rezultat i tre faktorëve kryesorë si kontrollet e gjera për të parandaluar mashtrimet, sistemet kompjuterike dhe aplikacionet e vjetëruara që vlerësohen për një kontroll shtesë.

Kërkesat e lëna mënjanë për shqyrtim manual shpesh kërkojnë muaj për t’u zgjidhur.

Vonesa e dërgimit të ndihmës së papunësisë ka bërë që familjet të vonojnë shumë pagesat e qirave, të anulojnë trajtimet mjekësore dhe të stërmundohen për të blerë ushqime, sipas intervistave të bëra me dhjetëra persona, të cilët ende nuk kanë marrë para’, pavarësisht se kanë aplikuar për pagë papunësie që në pranverë ose verë.

Projektligji stimulues, që presidenti Donald Trump nënshkroi gjatë pushimeve, përfshin 300 dollarë shtesë në javë për të papunët, deri në mes të marsit, por ato para’ shtesë nuk do t’i ndihmojnë dot njerëzit që janë ende “pezull” në sistemin e papunësisë.

”Fakti, që kaq shumë të papunë janë ende në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre, vë në dukje se sa e papërgatitur ishte SHBA-ja për t’u marrë me këtë krizë në shkallë të gjerë. Sistemi i sigurimit të papunësisë ka qenë i padrejtë”, shprehen analistët.

“Në Europë, po paguajnë për papunësinë përmes listave të pagave të kompanive, që është shumë më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Këtu, sistemi duhet të trajtojë miliona raste individuale”, shtojnë ata.

Shumë shtete po përpiqen të kuptojnë se cilat prova janë të pranueshme për të treguar se një punonjës ka humbur punën për shkak të pandemisë ose nëse një prind me të vërtetë ka lënë një punë për t’u kujdesur për një fëmijë.

Paketa e fundit e ndihmave e miratuar nga Kongresi nuk përfshiu ndonjë fond shtesë për të ndihmuar zyrat e papunësisë që të përditësojnë kompjuterët e tyre. Një propozim i hershëm përfshinte një miliard dollarë për këtë, por kjo masë u hoq nga fatura përfundimtare.

/a.r

Next Post
Top Channel po jep El Chapo-n

Pse po e sulmojnë prapë Vlorën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In