• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Washington bëhet me muze afrikano-amerikan

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në parkun qendror të Washingtonit, një ndër adresat më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, është shtuar një ndërtesë e re. Është Muzeu Afrikano-Amerikan, një nga muzeumet e Institutit Smithsonian që i shtohet listës së gjatë të objekteve kulturore e shkencore në kryeqytetin amerikan.

Kanë kaluar 100 vjet që nga momenti kur u ngrit fillimisht ideja për një muze afrikano-amerikan. Kjo ide është realizuar tashmë dhe muzeu do të inaugurohet më 24 shtator.

Skeleti metalik ngjyrë bronzi e bën ndërtesën të dallohet qartë mes strukturave të bardha që radhiten përgjatë parkut qendror të Ëashingtonit. Ky është muzeu i vetëm amerikan që i përkushtohet eksperiencës afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara:

 

“Muzeu në parkun qendror, apo siç e quajmë ndryshe në oborrin e Amerikës, do të përmbushë ëndrrat e shumë brezave që besonin se Amerika do të bëhej më e mirë nëse e kuptonte, nëse ballafaqohej dhe e përqafonte eksperiencën afrikano-amerikane,” thotë drejtori i muzeut, Lonnie Bunch.

Sekretari i Institutit Kulturor-Shkencor Smithsonian, David Skorton shpjegon se muzeu shtjellon zhvillimin e Shteteve të Bashkuara nga këndvështrimi i afrikano-amerikanëve:

“Muzeu eksploron identitetin tonë kombëtar përmes lenteve që reflektojnë përvojën jetësore të afrikano-amerikanëve në vite. Shtjellon historitë e tyre përmes artifakteve dhe veprave të artit; përmes zërave dhe shkrimeve të tyre; përmes kurajës, vendosmërisë, novacionit dhe udhëheqjes”.

Shumë nga ekspozitat nuk janë përfunduar plotësisht dhe punëtorët po bëjnë rregullimet e fundit. Edhe në momentin e hapjes së muzeut, do të ketë ambiente të pashfrytëzuara plotësisht, pasi muzeu do të vazhdojë të pasurohet me objekte dhe artifakte.

Ndërtesa u projektua nga arkitekti me origjinë nga Gana, David Adjaye. Struktura është e rrethuar nga 3600 panele alumini të lyera ngjyrë bronzi, që të kujtojnë punimet artistike prej hekuri që realizuan skllevërit në lagjen tradicionale të Nju Orlinsit. Muzeu u ndërtua me fonde të ofruara nga qeveria federale dhe Instituti Smithsonian, raporton VoA.

Për momentin Muzeu Afrikano-Amerikan ka 36 mijë objekte koleksionimi, si për shembull mallra që përdoreshin për shkëmbim në natyrë nga tregtarët që blenin skllevër në Afrikë, një vagon treni që tregon ndarjen racore në vitet 1920, e deri tek një kadillak të kuq që dikur e ngiste Chuck Berry, që konsiderohet nga shumë vetë si babai i rock ‘n rollit.

Një nga ekspozitat ka objekte të kitaristit të famshëm Bo Didley. Djali i tij Ellas McDaniel shprehet me krenari për nderimin që i bëhet të atit:

“Kur isha i vogël më merrte malli për të, pasi ikte për koncerte. Ai kishte rok e rollin në gjak. Bo Didley futi rokun në rok en roll”.

Një kabinë ku jetonin skllevërit në Karolinën e Jugut, dorezat e boksit të Muhamet Aliut, fustani të cilin kishte veshur sopranoja Marion Anderson kur këndoi për Pashkë në 1939 tek Monumenti i Linkolnit, të gjitha këto dëshmojnë se muzeu shtjellon jo thjesht historinë e një populli të robëruar dhe të sjellë në Amerikë kundër dëshirës, por edhe historinë e ngadhënjimit, gjurmën që lanë afrikano-amerikanët në pajsazhin kompleks të Amerikës.

Hapja e muzeut do të shoqërohet me një program koncertesh që do të vazhdojnë për tri ditë. Në skenë do të interpretojnë një numër emrash të njohur të artit, ndër të cilët grupi rep Public Enemy, banda e xhazit Preservation Hall, grupi hip-hop Living Colour dhe grupi a capella Sëeet Honey in the Rock, për të nderuar kontributin afrikano-amerikan në artin amerikan, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Garë e ngushtë mes Clinton-it dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit

Garë e ngushtë mes Clinton-it dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In