• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Wang dhe Lavrov diskutojnë për Ukrainën dhe çështje të tjera

by A R
30/03/2022 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi bisedime në Tunxi të provincës Anhui me homologun e tij rus Sergei Lavrov, që ndodhet në Kinë përtë marrë pjesë në mbledhjen e 3-të të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit.

Wang Yi u shpreh se situata ndërkombëtare ka hyrë në një periudhë të paqëndrueshme dhe bota po përballet me ndryshime të panjohura më parë. Kina e përkrah gjithmonë multipolarizimin global dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e mbështet gjithmonë mbrojtjen e frymës së Kartës së OKB-së dhe të normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mban gjithmonë një qëndrim objektiv e të drejtë mbi çështjet ndërkombëtare. Problemi i Ukrainës ka sfond të ndërlikuar historik. Shpërthimi i krizës së Ukrainës është pasojë e kontradiktave afatgjata të sigurisë europiane, e mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe e përballjes në blloqe. Në gjendjen e tanishme, Kina i përkrah Rusinë dhe Ukrainën të vazhdojnë bisedimet paqësore si edhe mbështet rezultatet pozitive të arritura në këto bisedime si dhe zbutjen sa më parë të krizës . Wang Yi tha në bisedime se marrëdhëniet kino-ruse i kanë qëndruar provës së re të ndryshimit të situatës ndërkombëtare dhe kanë ruajtur drejtimin e duhur të zhvillimit.

Sergei Lavrovi u shpreh se  në arenën ndërkombëtare dhe mekanizmat shumëpalësh, Moska dhe Pekini do të nxitin aktivisht procesin e multipolarizimit dhe do të kundërshtojnë hegjemonizmin dhe politikën e forcës, duke mbrojtur frymën e Kartës së OKB-së.
Kryediplomati rus e njohu homologun kinez me gjendjen e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Ai u shpreh se Moska po bën përpjekje për të zbutur situatën e nderë dhe do të vazhdojë të zhvillojë bisedime me Kievin, duke ruajtur kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare.

Të dy kryediplomatët shkëmbyen gjithashtu mendime për çështjen e Gadishullit Korean, sistemin e BRICS-it, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, Konferencën mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 31 Mars 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In