Mauro Icardi prej ditësh ndodhej në Milano, aty ku po stërvitet në qendrën stërvitore të Interit, ndërsa skuadra kthehet sot nga turneu në Azi.
Për gruan e tij, njëkohësisht agjenten Wanda Nara duhet të ishin ditë pune, sepse ajo duhet të gjejë një klub për bashkëshortin e saj, duke qenë se Inter iu ka komunikuar se ai është jashtë planeve.
Megjithatë, ditët e fundit edhe Icardi është bashkuar me familjen në ishullin Formentera, ishull pranë Ibizës, në Spanjë.
Ndërkohë Wanda po vijon me setet e saj fotografike, që i shpërndan në rrjetet sociale. Së fundi, ajo ka realizuar disa foto toples, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës dhe duke ndezur reagime të shumta në Instagramin e saj me 5.5 mln ndjekës.