Ish-presidenti polak, Lech Walesa, lideri historik i sindikatës “Solidarnost”, i akuzuar për bashkëpunim në vitet ’70 me shërbimin sekret komunist (SB), pranoi sot se kishte kryer “një gabim”, duke përgënjeshtruar sërish se nuk është “i paditur”.
“Nuk kam dashur të gaboj me vetëdije në dhjetorin e vitit 1970, nuk kam bashkëpunuar me SB-në. Nuk kam prekur kurrë arkën e shtetit as kam bërë raporte me shkrim ose me gojë”, shkroi ai në blogun personal.
“Kam kryer një gabim, por jo siç thuhet. Kam dhënë fjalën se nuk do të zbuloj asgjë. Sigurisht jo për momentin. Persona të tjerë duhet të ndërmarrin këtë hap. Personi përgjegjës i kësaj çështje është ende gjallë. Ai duhet të zbulojë të vërtetën dhe kam besim në këtë fakt. Isha shumë i ndjeshëm në atë periudhë”, u shpreh Lech Walesa, pa dhënë detaje.
Walesa aktualisht po zhvillon vizita në Venezuelë dhe në SHBA.