• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VV, Ymeri: “Zajednica” dhe miqësia Thaçi-Daçiç rrënojnë Republikën e Kosovës

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje e cilëson marrëveshjen midis qeverisë së Kosovës dhe asaj serbe si rrënim të Republikës dhe forcim të miqësisë Thaçi-Daçiç.

Nëpërmjet Visar Ymerit, kjo forcë politike bën një paralelizëm me marrëveshjen për normalizimin e marrdëdhënieve dypalëshe që Serbia nënshkroi ke Kroacinë në vitin 1996 duke dalë në konkluzionin se marrëveshja Kosovë-Serbi sipas tij rrënon Republikën.

Nga Visar Ymeri

Ka një marrëveshje tjetër për Normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të rajonit preambula e së cilës fillon kështu: “Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Kroacisë (këtu e tutje ‘Palët kontraktuese’, …” Kjo marrëveshje e nënshkruar në vitin 1996, pra një vit pas përfundimit të luftës, që në fjalinë e parë e siguron ekzistencën e dy shteteve. Këto dy shtete pastaj që në Nenin 1 të Marrëveshjes zotohen se “Palët kontraktuese do të respektojnë njëra tjetrën si shtete të pavarura, sovrane dhe të barabarta brenda kufijve të tyre ndërkombëtar”. Në nenin 8 Palët zotohen se “do t’ua garantojnë kroatëve në Jugosllavi dhe serbëve dhe malazezëve në Kroaci të gjitha të drejtat që u takojnë sipas ligjit ndërkombëtar.” Tjerat janë histori.

Marrëveshja që njihet me emrin e ngjashëm, më saktësisht “Marrëveshja e parë e parimeve që udhëheqin normalizimin e marrëdhënieve”, e nënshkruar mes Thaçit e Daçiqit, nuk ka asnjë referencë të Republikës së Kosovës. Nuk ka as Preambulë. Nuk përmenden as palët (përveç në pikën 14 ku përmenden anët në fjalinë ‘asnjëra anë…’). Kjo fillon me këtë pikë: “Do të ketë një Asociacion/Bashkësi të komunave me shumicë serbe në Kosovë.” Në këtë rast nuk ka dy shtete por një ‘Zajednicë’ e komunave me shumicë serbe në Kosovë (vëreni pa Republikë). Tjerat janë histori e ‘Zajednicës’.

Të dy këto marrëveshje janë të arritura nën siglën e Normalizimit të Marrëdhënieve mes shteteve. Por natyrisht, duke i parë dallimet drastike në tekst, vetëm njëra mund të jetë e tillë. Ajo e nënshkruar mes Kroacisë dhe Jugosllavisë i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për njoftim dhe e ka karakterin e Marrëveshjes ndërkombëtare. Kjo tjetra e nënshkruar mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit nuk e ka as emrin e aq më pak postin e Hashim Thaçit, por vetëm nënshkrimin.

Në të parën normalizohen marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Jugosllavisë. Në të dytën normalizohet ‘Zajednica’, por edhe marrëdhëniet mes Thaçit e Daçiqit, të cilët prej dhe fal këtij dialogu u bënë miq.

Kjo ‘Zajednicë’, dhe miqësia e Thaçit me Daçiqin, e rrënojnë Republikën, e mohojnë historinë kriminale të Serbisë në Kosovë, dhe e defunksionalizojnë shtetin. Thaçi le ta mbajë mikun e tij, por Kosova nuk do ta mbajë ‘Zajednicën’.

marrveshja serbi kroaci

Marrëveshja e vitit 1996 midis Kroacisë dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve

Next Post

Atlanta de Cadenet, pamje “hot” në plazh (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In